
Kreu i qeverisë Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se “e vetmja mënyrë për të ardhur në qeveri është të kapni karrigen kur mazhoranca është pushim”.
Sa i përket rezolutës së paraqitur nga PD për dënimin e sulmit në Banjskë, Rama u shpreh se “mund ti votoni në asambletë e 7 partive tuaja”.
“Më keni kërkuar gjatë dhe u keni rënë shumë daulleve. Të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vij vetë, po s’më mori shkoni kapeni qeverinë kapni karrigen.
Se e vetmja mënyrë për të marrë pushtetin është të merrni karriget kur PS është pushim. Ju fitoni ne qeverisim. Votoni rezolutën tonë pastaj ato rezolutat tuaja votojini në 7 partitë e tua.
Ne do miratojmë këtë, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me qeverinë e Kosovës dhe do vijojmë sesi do të vazhdojmë më tutje për sigurinë e padiskutueshme që duam për Shqipërinë e këtej e andej bjeshkëve”- tha Rama.
Lini një Përgjigje