Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në kuvend në seancën e posaçme për Kosovën e cilësoi të ulët nxitjen e urrejtjes ndaj tij në Kosovë për ta përdorur për qëllime tërësisht politike në Shqipëri.
Ai theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës, ndërsa theksoi se edhe dalja kundër BE lidhur me atë që ndodhi në Kosovë nuk u bë për propagandë, siç ndodh në Prishtinën zyrtare.
“Shqipëria s’e ka luksin të luajë me dy porta, ku është halli andej dhe këtej kufirit? Për qametin e Shqipërisë që prej 10 vjetësh çfarë nuk lëshojnë nga goja halli është si të mos lihet rasti për të më sulmuar mua dhe PS me lloj-lloj shpifjesh, deformime të fjalëve e fakteve.
Ja pse në Prishtinë e në Tiranë nga profile publike, politike apo false përmes rrjeteve sociale e portale u nxit menjëherë pas Banjskës furia gjoja patriotike e radhë kundër meje si vëllai i Vuçiçit.
Ridoli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime. Ishte e dhimbshme të shikojë të dy anët e kufirit dalje aq ashiqare në pah të synimit të ulët të keqshfrytëzimit të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen elektorale, duke lëshuar në rrugë gjuhët më të përdala që të rentabilizohej revolta e shqiptarëve të Kosovës dhe për të ushqyer ndjenjat armiqësore ndaj meje.
Por më e keqja, pa menduar për efektet përçarëse në bashkësinë shqiptare të këtyre marifeteve politike të radhës”, tha Rama.
"Kam thënë gjënë e duhur”, Rama sqaron deklaratën e tij për KFOR-in në Veri
Kryeministri Rama foli dhe për deklaratën e tij, për praninë e KFOR në Veri.
"Kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjet të çarë kudo, ky hyjën armatime drogë,ndërkohë që forcat ekzistuese të kufirit janë të pamjaftueshme. Unë këtë flasë për përgjegjësinë absolute që KFOR do të marrë për ta vënë në kontroll Veriu. Gjë që forcat e Koosvës nuk e bëjnë dot.
Këtë e thonë vet udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR e ka shprehur sa herë ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunim. Kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës", tha ai.
Oo gomar ,kaç të "trashë " i mendon Kosovarët ti sa të mos e kuptojnë tradhëtinë tënde të vazhdueshme,edhe sikur të duan të ta falin tradhëtinë Kosovarët Ti nuk i le se e përsëritë sa herë ta kërkon "shefi" Vuçiç.
Njerëzit kokëtrashë dhe shpirt shitur apo shpirt prishur nuk din të dallojnë tradhtinë nga vlerat prandaj në vend të komentit pa snjë arsye shajnë e fyejnë dhe me ketë tregojnë nivelin – mundesën e edukatës së tyre.