Rama: Për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e Kosovës! Ja çfarë më tha Clinton

12 Tetor 2023, 11:18Politika TEMA

Rama: Për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar homologun e tij Albin Kurti, teksa u shpreh se “për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e Kosovës”.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama u shpreh se “të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër”.

“Ai asociacion duke mos u bërë është kthyer në litar, i cili për mendtë e kokës, do të vazhdojë të shtrëngojë këmbët e republikës së Kosovës, të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër.

Kosova rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë progres në luftën diplomatike të Serbinë, Kjo po ndodh për shkak të mosbërjes së asociacionit.

Serbia me asociacionin s’lëviz dot këmbët, këtë e kupton edhe bufi. “I thuaj miqve të mi të Kosovës që të mos e humbasin planin e marrëveshjes franko-gjerman”, më tha Cliton kur erdhi në Shqipëri”, u shpreh kreu i qeverisë në Kuvend, ku po zhvillohet interpelancë për rezolutën e Kosovës.

2 Komente

  1. S
    Shqiptar

    O Edo,pse ben punen e Ahmet Zogut?! Veriu i Kosoves eshte shume i pasur. Adociacion dmth ndarje neser. Mos e bej kete pune o njeri. Boll kemi falur toka ne shekuj. Mos te lutem. Terhiqu nga kjo ide antishqiptare. Serbet (1,2%,sa jane),i kane te gjitha te drejtat dhe do ti ken edhe ne te ardhmen. Por nuk u duhet bere leshime qe neser do te cenojne integritetin e vendit. Kur te forcohen ata do te ketkojne shkeputjen e veriut te pasur. Asociacion dmth ndarje. Mos te pranohet zajednica " as kshtu e as ashtu( G. Konjufca).

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi për drejtësi

      ZAJEDINCA është pranuar dhe është nënshkruar nga Kurti në Ohër kurse nga fashisti Vuçiq jo. Ajo do të ndodh sipas asaj që vendosin të mëdhenjtë kurse Kurti është vetëm figurë shahu në lojën e serbo -ruse - sllavo ortodoksëve hegjemonist. Veriu do të jetë një kancer i Kosovës sepse Franca bashkë me Serbinë dhe Rusinë e ndan dhe po e mbajnë peng për vetëm 1 % të serbëve - qëllime politike hegjemoniste. Nuk ishte rastit burgosja e kreut të UÇK me HEROJT E LUFTËS DHE PAQES dhe NATO-s që çliruan Kosovën nga regjimi çetnikëve serb -gjenocid. Do të ndodhin edhe shumë gjëra deri sa të gjendet një zgjidhje e imponuar që nuk do të jenë e favorshme për shqiptar. Me këta pushtetar që ka Kosova nuk pritet diçka mirë sepse janë kundër vëllezërve tanë në Shqipëri dhe miqve tanë SHBA e shumicën e vendeve të BE dhe Veri Atlantike që na ndihmuan dh pa UÇK dhe NATO-n në Kosovë nuk do të kishte shqiptar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje