
Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për situatën në veri të Kosovës, ku ka dënuar sulmin nga terroristët serbë.
"Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë edhe sot sipas rregullores së kuvendit që na imponon këtë debat ndonëse dihet se nga kush dhe pse kërkohet ky debat.
Megjithatë unë do them të vërtetat e mia. Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar.
Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.
Ngujimi i kriminalëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb. Ndërsa shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita.
Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë gërmë për Shqipërinë"- tha Rama.
Populist i dhjerë në brekë. Sot ke pushtet se je rrethuar me pushtë dhe putana. Ke një opozitë bashkëfajtore. Dhe ke një popull dele dhe të degjeneruar në të gjitha drejtimet. Prandaj kakaris si të ketë qejf palla në majë të plehut përballë pulave të sterilizuara
ngjarje vertete e turpshme, uroj qe te gjehet zgjidhje
gjeja e duhur eshte dialogu per te vendosur stabilitet ne rajon
uroj qe ceshtja e kosoves te marre fund sa me pare dhe te njihet nga serbia
te zgjidhet sa me pare ceshja e kosoves
Ishte agresion shtetror jo sulm terrorist Kjo eshte e verteta Dhe meqe nuk pati rezultat u urdherua hamasi sepse rusise i duhet nje front i dyte,trete e kshu me radhe Zotri ti po sheh qimen por jo traun Ne masakrat e viteve 98-99 ke 12 mij civile te vrare pastrim etnik te 1 milion shqiptareve ka nje rezolute per kete? Ata u vrane se ishin shqiptar dhe rep. e shqiperise ishte i vetmi shtet qe ekzistonte Pra pse e nxjerr shqiperine shtet te dyte duke imituar kosoven dhe detyrat qe i takojne republikes tone nuk e i ben Dhe e fundit a eshte e njejte ose me e ashper rezoluta e kuvendit tone ne krahasim me ate te kosoves? Sepse ne te kundert kjo rezolute eshte bere per te anulluar ate te kosoves pra per te favorituar serbine Ata te vertetat e tua me goje skane asnje vlere sot, Sot flet rezoluta, nqs nuk jane te shkruara ata qe the ne kuvend je me dy fytyra
Njohja e kosoves u be akoma me e veshtire.Urojme qe keto dy shtete te ulen dhe te bejne paqe