Çuçi konfirmon dakordësinë me opozitën: PS ka një qëndrim të qartë për Kosovën. E kemi dëshmuar me vepra mbështetjen e vijueshme

11 Tetor 2023, 18:33Politika TEMA
Çuçi konfirmon dakordësinë me opozitën: PS ka

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, konfirmon arritjen e dakordësisë me opozitën për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate, Çuçi thekson se kur vjen puna për Kosovën, “PS ka një qëndrim të qartë pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme.

Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast”.

Më poshtë reagimi i plotë i Çuçit:

Lajm i mirë

Përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses. Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë.

Partia Socialiste tregon edhe njeherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës.

2 Komente

  1. A
    Albini

    E o Saliu ziu bere çbere ate qe ka shkruar Merua bëre. https://www.gazetatema.net/editorial/policimi-dhe-politizimi-i-kosoves-ne-shqiperi--i409300

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      WOW ! Dha dakortesin mor aman ! hahahahahaha Keta qe udhehiqen nga vellami i Vucict , Rama hajduti i cili ben avokatine Serbise sa here i jepet rasti na paska dhene dakortesine .looooool Po mire, po Mero Bazes i moret leje ju, apo veproni me koken tuaj, hahahahahahahaha Tani per shkak te spiunit te Serbise Rama hajdutit ketyre te Rilindjes Hajdute ju duket trimeri e madhe se po votojne per dicka per te cilen paguhen nga taksapaguesit Shqiptare

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje