"Hetimi i plotë i Basnjkës, i domosdoshëm", Basha me delegacionin e Kosovës në KiE: Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit

11 Tetor 2023, 13:59Politika TEMA

"Hetimi i plotë i Basnjkës, i domosdoshëm", Basha me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit të tij në Këshillin e Europës, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kosovës në këtë organizëm me të cilët ka ndarë vizionin e PD për mënyrën se si Shqipëria duhet të bashkëveprojë në aksionin për mbështetjen e Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi, pasi fsheh pas tij përpjekje për ndarjen e Kosovës. Basha theksoi nevojën e një hetimi të plotë për të gjetur urdhëruesit shtetëror të kësaj ngjarjeje.

"Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.


Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë. Asnjë vendim apo veprim pa koordinim me Kosovën.


Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi pas tij fshihet skenari i ndarjes "de fakto" i Kosovës.


Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s.


Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishtë i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj", shkruan Basha. 

6 Komente

  1. S
    Shkullaku bytha e Berrishes

    Tani qe u bashkove me koqevaret i garantove zgjedhjet i fitove haaaa sa bole eshte ky klluf. Po c'te duhet ty mo trap me ata bese prere qe e urrejne Shqiperine apo te kujtojne vitet si perkthyes dhe te dashurise me Argiden e Berrishes. Lule je rrote karri

    Përgjigjjuni
    1. F
      Familja Berisha Non Grata

      Hahahahaaaa Po sikur Sali komunisti non grata pretendone se eshte ai kryetar i PD-se? Pse Europa ftone ne takime te tilla Lulzim Bashen dhe jo kryetarin e Foltores?

      Përgjigjjuni
    2. B
      Baba i tij Salihi

      Cara taman po kush e pjerdhe kete hajvan

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baba i tij Salihi

        Cara taman po kush e pjerdhe kete hajvan

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baba i tij Salihi

          Cara taman po kush e pjerdhe kete hajvan

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Palluqi behet "patriot" mbasi beri dosje per UCK'ne qe tani eshte duke u gjykuar ne Hage me deshmi te rreme. Kush e beson si kete edhe Saliun jane po aq fundurina sa keta. Keta vetem perdorin raste te tilla per t'u dukur se u plas per keto probleme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje