Rama të premten në Britani, takim me Rishi Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit

11 Tetor 2023, 13:00Politika TEMA

Rama të premten në Britani, takim me Rishi Sunak! Në fokus

Ditën e premte kryeministri Edi Rama do të jetë në Angli ku pritet të ketë takim me homologun e tij Rishi Sunak. 


Në fokus pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri. Sipas marrëveshjes së dakordësuar më herët.

Kujtojmë se Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe më 23 mars, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak.

"Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë" ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike. 

Lini një Përgjigje