Roland Bejko: Aleanca e kullave i shërben Ramës, e treguan më 14 dhe në Kukës

10 Tetor 2023, 17:45Politika TEMA
Roland Bejko: Aleanca e kullave i shërben Ramës, e treguan më 14

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka sulmuar grupin e Rithemelimit në PD duke u shprehur se ‘aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve’.

Ai madje bën fajtor ata për humbjen e PD-së më 14 maj dhe zgjedhjet e Kukësit.

“14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. 

Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama.

Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor”, shkruan Bejko.

1 Komente

  1. N
    Noci

    Na pate trapin duke futur Ramen te gjithe ju,si foltorja ,si Meta ,si PD.nuk do mend qe Rama po e perdor dhe shfrytezon gjendjen e opozites se vdekur.Me mire per Shqiperine te mos ekzistonit fare se keshtu si jeni bere

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje