
Kryetarja e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, Evi Kokalari u shpreh se opozita është e shkatërruar komplet. Ajo tha se fakti që Berisha vendos dhe shkon ne zgjedhje me Ilir Metën e ka dështuar shumë, pasi njerëzit largohen sapo e shohin këtë të dytin.
"Opozita është e shkatërruar komplet. Kam dëgjuar si komente nga PD që vota mund të jetë blerë, një fenomen që ka ndodhur më parë. Duhet ta kalojmë këtë hendek. Në Kukës humbën shumë thellë edhe pse kishin një skandal.
Fakti që Berisha vendos dhe shkon ne zgjedhje me Ilir Metën e ka dështuar shumë. Nuk ka Rithemelim është e qartë një gjë e tillë. Më futën shumë brenda, por duket qenë aty njoha shumë personazhe në Foltoren e Berishës dhe fillova të mësoj se si funksiononte. Berisha i di këto.
Njerëzit janë larguar nga protestat pse ka ardhur Ilir Meta. Njerëzit e panë Metën në rreshtin e parë dhe ky ishte një gabim fatal, e njerëzit iknin. Ka shumë dëshira për një lëvizje ndryshe. Ne jemi gënjyer shumë qysh në ’90 nga PD, pasi ajo ka devijuar shumë nga e djathta", tha Kokalari në një intervistë për Ora News.
shume shpejt do ta marre situaten ne dore krrici i faros me kollaro me dy gishta lart dhe do ta coje foltoren nga fitorja ne fitorje dhe ne vitin 2037 do ta sjelle ne pushtet perbindeshin e vicidolit.
Me gjith mend , ku gjendet ai ? E kemi humbur fare kericin e Faros ….kohet e f7ndit akish mare zyre , kish mare grada nga non grata , qe bere si bicim sekratari , qe mbas zgjedhjeve se di njeri fatin e quravecit te Faros ……..wanted