Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bejko shkruan se pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndërtimi për kulla e resorte.
Sipas tij, sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.
Ai thekson se rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit janë ndarë njëherë e mirë.
"Pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndërtimi për kulla e resorte.
Që ta kuptojmë mirë të gjithë; sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës” aq më e madhe është leja e radhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij.
Është fakt që sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.
Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqipërinë. Halli i nongratës nuk është halli i shqiptarëve dhe as i demokratëve.
Përpjekjet e tij për t’i ikur përgjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses.
Aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukës. Ata shpresojnë se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëzojnë gjithë Shqipërinë.
Rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit janë ndarë njëherë e mirë.
PD është çdo ditë mes qytetarëve, ku në bashkëpunim të ngushtë me ta dhe me partnerët strategjikë, do t’i japë vendit alternativën qeverisëse që presin dhe duan shumica e shqiptarëve", shkruan Bejko.
1. Ky mastrolindua mori me pak vota se arlind qori. Ndersa berisha mbi 500 mije vota. Nderkohe qe karagjozi thote nuk do iki pergjegjesise se humbjes Saliu. Ne kete pike une mendoj se ky nuk eshte karagjoz, ky eshte i semure psiqik , qe nuk e ndalon dot njeri te thote gjithe legenlleqet e botes, sepse 1 njeri normal ne poziten e tij nuk do dilte me ne lagje, jo me ne media. 2. Lejet ne Shqiperi i jep rama. Saliu i ben thirje Rames anullo lejen. Ky tipi thote e ka fajin Saliu. Kjo ne shqip nuk kuptohet, ndoshta mendon ne ndonje gjuhe tjeter dhe ka bere gabim perkthimin ne shqip, ose nese eshte shqip , duhet ta kurojne urgjentisht, sepse nuk eshte as vape.
Ben ! 300 vota .
Deri dje ishe ne rregull ,por sot ja ke fut pordhes ,favorizon Rama ,Non Graten !