“Dy amendamente do të paraqiten nga PD në Kuvend”, Basha: Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK

9 Tetor 2023, 10:33Politika TEMA

“Dy amendamente do të paraqiten nga PD në Kuvend”, Basha:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se brenda këtij muaji dy amendament do të paraqitet nga grupi parlamentar i PD në Kuvend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha bën me dije se në amandament do të kërkohet që t’i hiqet imuniteti çdo deputeti para ndjekjeve penale nga SPAK, po ashtu se çdo deputet duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e bëra.

“Brenda këtij muaji ky amendament do të paraqitet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë:

1.Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u.

2. Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat që bën.

Deputeti nuk duhet të ketë imunitet mkur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij. Pse një fermer për një kredi të vogël shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e ceremoni?

 E ndërkohë merr arratinë sepse e ka marrë vesh e gjithë bota siç është rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës? Ky është sot burim i pengesave të drejtësisë për të vendosur para ligjit pushtetarët, deputetët, ministrat e korruptuar.

Po kështu ne do kërkojmë që Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. Dy entitete nuk mbajnë përgjegjësi sot për atë që thonë: deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe personat me kartelë psiqike. Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh.

Kjo duhet të marrë fund. Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrus dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve”, shkruan Basha.

 

 

11 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Po mire i propozon ti Basha keto dy amadamente. Po ti sikur ke nje precedent per Rrrugen e Kombit. Apo jo ? Je kujtuar shume vone. Teper vone. Jam çuditur kur kam marre vesh se: "ne rregulloren e Kuvendit thuhet qe, depudeti nuk mban pergjegjesi per ato qe thote dhe ben". Nuk di a eshte me kjo pike kaq e poshter. Atehere une thashe keshtu ne nje portal: "pergjegjesi nuk mban nje i çmendur dhe nje femije!!!". Pyes ku e futin veten ligjvenesit tane tek i çmenduri apo tek femija???

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ai nuk ka vetem rrugen e kombit!! Propozimi aman,eshte gjeja me serioze qe ka propizuar ndonjehere!! Te shofim sa do e perkrahin, sepse politika ka frike nga SPAK, dhe nuk eshte aspak çudi te mos behet asgje!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipua

        Shoku , cdo gje u “ shuajt “ me marveshjen e vitit 2017 ….nese dikush pret te denohet Basha per nje ose tjetren ….pret kot ……go away thone miqte tan amerikan …..…..

        Përgjigjjuni
      2. P
        Plaku

        Ke haruar nje amendament të tretë,qe të rihapen dosjet e politikaneve qe i kanë mbyllur me proçedurë,o Lul mafishja!

        Përgjigjjuni
        1. s
          servantes

          jam kunder plakut mere me komapny POR ky Luli eshte bere si donkishoti.

          Përgjigjjuni
          1. M
            M. Bazhdari

            Ik mor qenie e shpifur. Falju gabimit tragjik te Berishes qe sot ke zaptuar logon dhe vulen e Pd pa ti nuk meriton as nje roje parkimi, per veset e shemtuara qe ke. Ti pretendon te hiqet imuniteti apo te behet vetingu ne politike. Prandaj je i pandershem sepse ti e di mire se asnjera prej tyre nuk behet por i shtron keto per populizem, me u duke se je gjalle dhe se gjoja po punon. E dyta, si mund te te besojne njerezit, kur ti mor horr vodhe 220 milion dollare me fakte te KLSH qe ishte i juaji dhe nuk u paraqite kurre ne Prokurori deri sa çeshtja u mbyll per "proçedure", kalim afati, etj. Natyrisht me bekimin e non grates me te cilin ke ndare parate. E sa e sa te tjera zollume e poshtersira ke bere, deri vrasje ne bashkepunim me dr. mortjen idhullin tend. Prandaj te gjith shqiptaret te urrejne tmerresisht. Po shtyje si ta shtysh deri ne zgjedhjet e 2025-es.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa i sinqerte eshte ky djale ....

              Bravo Basha po ne fillime duhet ndjekur penalishte ish ministri brendeshem per kater te vrare para kryeministrise be bulevarde per rublat Ruse e rruga kombit dhe ata qe kane pasur lidhje me familjen kriminale Berrisha per ata qe organizonin protesta te dhuneshme per te djegur kryeministrin jam dakorde me ju Lule duhet filluar nga ju .

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Sa I pështirë!!! Por pjesa më e vështirë të shikosh këtë vemje kur flet është fakti që flet ship.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  ardit

                  Nderkohe jep llogari per dy katet se ti nxorren me dokumenta e tin vertetuan jashte cdo dyshimi,

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    viktor

                    Ore po katet se po na nxjerrin syte kontratat e tua, ate thuaj ti.

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      viktor

                      Ore po katet se po na nxjerrin syte kontratat e tua, ate thuaj ti.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje