Operacioni sekret! Detajet e evakuimit të shqiptarëve nga Izraeli

8 Tetor 2023, 18:00Politika TEMA

Operacioni sekret! Detajet e evakuimit të shqiptarëve nga Izraeli

Top Channel mëson nga disa burime të pavarura nga njëri-tjetri, se Shqipëria është përfshirë në një operacion, që besohet të jetë evakuim potencial i shtetasve të saj që jetojnë apo punojnë në Izrael.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, raporton se avioni i një kompanie shqiptare ka mbërritur paraditen e sotme në Izrael dhe ka nisur udhëtimin drejt Tiranës në orën 16:00. Ky avion charter është nisur nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion” dhe pritet të mbërrijë rreth orës 17:54 minuta në Tiranë.

Për momentin nuk jepen të dhëna sa është numri shqiptarëve në bordin e këtij fluturimi special Tel Aviv-Tiranë, për vetë ndjeshmërinë e çështjes.

Mes Izraelit dhe Shqipërisë apo anasjelltas nuk ka linjë ajrore direkte dhe fluturimi mund të ndiqet fare lehtë në aplikacionet e gjurmimit të avionëve Flight-Radar.

Top Channel sjell fotot që tregojnë ecurinë e këtij udhëtimi Tel Aviv-Tiranë.

Ky evakuim i shtetasve shqiptarë me këtë avion charter ndodh në një kohë kur shumë kompani fluturimi kanë nisur anulimet e fluturimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

4 Komente

  1. A
    Anri

    ????????????????????????operacion sekret dhe shkruajnë gazetat????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama Zoni

      Shume faleminderit per mundimin qe kemi marre per te dhene detajet e ketij "operacioni sekret " Artikullshkruesi duhet te jete me siguri ndonje gazetar i forte investigativ.

      Përgjigjjuni
      1. l
        leshi

        ky gazeptar i ka qef ti hiperbolizoje operacionet "sekrete" te ceverise shqiptare. Sic duket paguan per "ushqimin" qe ha...

        Përgjigjjuni
        1. a
          anila

          Gazetar idiot e servil. Cfare sekreti ??????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje