Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Hamasi do marrë përgjigjen e duhur. Do përdorim çdo mjet për t’i bërë ta paguajnë me dhimbje

7 Tetor 2023, 20:16Politika TEMA

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Hamasi do marrë përgjigjen

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë Galit Peleg ka dhënë një prononcim për Report TV në lidhje me sulmet nga militantët e Hamasit ndaj Izraelit që u morën jetën dhjetëra izraelitëve. Qëllimi i Hamasit sipas ambasadores është që të vrasë sa më shumë izraelitë, prandaj thekson se Izraeli do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët e tij.

“Aktualisht, Izraeli vazhdon të jetë nën sulm me raketa nga Gaza. Herët në mëngjes, Hamasi nisi një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit. Terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve. Përsëri, udhëheqja e Hamasit dëshmon se ata nuk kujdesen për jetët e civilëve në Gaza, por qëllimi i tyre kryesor është të vrasin sa më shumë izraelitë.

Ata hynë në shtëpi dhe tentuan të depërtojnë në strehimoret ku fshiheshin familjet. Në disa raste, ata dogjën shtëpinë, kështu që familja do të dilte dhe më pas do t'i mbyllte. Që nga mëngjesi i sotëm, ne dimë për 150 të vrarë, mbi 1100 të plagosur dhe një jo të panjohur të ushtarëve dhe civilëve të rrëmbyer në Gaza. Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t'i bërë ata të paguajnë me dhimbje.

Në të njëjtën kohë, Izraeli do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët e tij. Nuk kemi asnjë dyshim se Irani qëndron prapa grupeve terroriste në rajonin tonë, si Hamas në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban. Ne presim që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë pa kushte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ne gjithashtu presim që ata të veshin aleancën jo të shenjtë të Iranit, Sirisë dhe Libanit për të shmangur hapjen e një fronti tjetër me Izraelin", tha ajo për gazetarin Arbër Hitaj.

6 Komente

  1. T
    Tirona

    Shkrijini fare. Bjeruni. Kur u han bytha....rrafshojini.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleat

      Ju lumte goja, zonja ambasadore!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        ngrejini zgupthi ata gerrrrko arabe !

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia e munguar

          Kur gjeni debil Hamasin që nuk punon për popullin por për egon personale ju lumtë. Ju erdhi fati te dera. Me pak dhimbje por aman tani e keni të lirë pushtimin e gjithe Gazes tani. Një pyetje kisha moj ambasadore? Pse e vratë kryeministrin tuaj të nderuar Rabin dhe pse mbajtët të pushtuar West Bank kur në fakt bëtë marrëveshje që duhet ta lironit? Urrej me zemer cfarë bëri Hamasi por edhe ju nuk jeni pak... një mut si ai jeni.

          Përgjigjjuni
          1. Çelësi I Paqes

            Fiks fare! Të lumtë!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Altini

              Atë vend e ka bekuar Jezu Krishti që të mos ketë paqe nga të dyja anët. Bota sot flet me interesin e momentit...tamam, mut njëri kakë tjetri

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje