Nga Ylli Pata
Myslim Murrizi, ish-nënkryetar Parlamenti dhe deputet disa herë i PD-së, kishte arsye kur thirri në skenë karmën për ta vënë si pasqyrë në mjedisin toksik që ka kapluar opozitën shqiptare.
Në vitin 2019, Murrizi nuk pranoi të djegë mandatet. Çfarë nuk i thanë; si kupola e PD-së, ashtu edhe mbështetësit mediatikë. Nuk kaloi shumëkohë, më pak se 2 vjet, e të gjithë VIP-at e opozitës e quajtën operacionin e djegies së mandateve një budallallëk. Sot, disa prej eksponentëve të lartë të opozitës quajnë fajtor Mcgonigalin, a thua se ai i fryu në vesh.
Ata jo vetëm dogjën mandatet, por bojkotuan edhe zgjedhjet lokale, sulmuan Parlamentin e qeverinë, si dhe aktivizuan një rrjet propagande me para shumë për të bombarduar mazhorancën. Synimi ishte i qartë, s’do mend e kalem, rrëzonin qeverinë e zgjidhje politike në tavolinë.
Disa i kanë harruar, por disa jo, valangën e Bildit gjerman që merrej me Dibrën, afera Babale me synim për të rrëzuar Fatmir Xhafën nga posti i ministrit të Brendshëm, e kur më pas erdhi Sandër Lleshaj, ranë nga shiu në breshër. E quajtën Sandër Kimiku, si pasojë e gazit lotësjellës në protesta.
Ne nisjen e luftës civile brenda PD-së, pas shpalljes së Sali Berishës Non Grata prej SHBA-së, arma e vetme që përdoret është ajo toksike. Pra helmimi i opinionit publik me fjalë e argumente sa më të rënda, vetëm e vetëm që të largojë logjikën, arsyen, ftohtësinë, e më së shumti intersat që të udhëheqin zhvillimet politike.
E gjitha kjo bëhet pikërisht nga njerëz që nuk kanë fuqi reale politike në territor, ose e kanë atë relative. Foltorja për shembull, është vërtetuar se nuk është factor politik as gjithëpërfshirës, as përfshirës, por as edhe vendimtar aty ku janë bastionet e së djathtës. Gaz Bardhi, sot është një person politikisht apatrid; i urryer nga strukturat e PD-së dhe po ashtu nga foltorja, përveçse e përdor doktori prej funksionit dhe numrave të deputetëve.
Rasti i Kullave, ku në media, kryesisht në Gazetën TemA nga gazetari Mero Baze, u publikuan fakte të lidhjes së Sali Berishës me një konsorcium që po ndërton kullën më të madhe në Tiranë, ishte një bombë e madhe për foltoren. Por ishte e tillë, ngaqë kishte fakte të forta që lidhnin djalin e Berishës me investitorin kryesor në kullë.
Të bllokuar nga mungesa e takatit politik, e pamundshme për të bërë luftë politike normale, përdoren metodat fanatike e guerrile, si propagandë apo luftën politike.
Në një farë mënyre siç ndodh me Hamassin. Një forcë relative në territoret palestineze që lindi pas marrëveshjes Rabin-Arafat. Hammas, edhe pse ka mbështetës, madje edhe të etdhshëm, ajo nuk ka arritur të përfaqësojë shumicën e popullit palestinez, përndryshe do të kishte pasur me kohë sukseset e saj. Hamas është një fraksion që lëviz me urdhër, e financime nga Irani, një aleat tjetër i Moskës.
E gjitha që ndodhi sot, qëllimin e kishte që të sabotohet pakti i rëndësishëm i Lindjes së Mesme, ai mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Me një fjalë nuk se fitojnë gjë palestinezët, por sulmohen sauditët. Duke vrarë izraelitë dhe palestinezë. Kështu mund të shpjegohen edhe shkaqet e pasojat e luftës toksike që kemi ne brenda politikës sonë.
Nga Lul Basha tek Bild-i gjerman Hamasi Irani Moska se kuptoj si të publikojnë këta delirime !!!
O Ylvi Rosa, e ke qëndisur bukur, o qerrata.
I ke ra gjate.Eshte thjeshte lufte per karrike,pa asnje demogogji politike,ne interes te votuesve.
Mos u shqyej shalesh kaq moj Pate, ...ke nje kembe ne Tirane e tjatren kerkon te shtrish der te Hamasi per te shpjeguar ato, Arsyet sipas teje d.m.th. Aq me teper se e ke dhe mendjen aq te shqyer sa kujton se Saliut po i ndertoka Kulle ne mes Tiranes kjo qeveri e Rames (ashtu si as Mero vete nuk e beson dot)
Palestina eshte ne kushte te tjera te demokracise, Ylli, por ne Shqiperi nuk eshte me katastrofa Sali Berisha ose kermat e tjera, po DREJTESIA shqiptare, prokurore gjykates dhe avokate qafederra. Pavaresisht korrupsionit ne te majten shqiptare dhe ne qeveri qe vjen dhe nga mendja e lehte se e verteta skane frike kush tu beje opoziten e nevojshme, mungesa e venies hekurat Sali Berishes ect si kriminel, hajdut, shkaterrues te gjith punes 45 vjeçare te Shqiperise dhe tradhetar potencial i interesave te vendit, shkaterruan opoziten shqiptare, krijojne amulli ne qeverisjen e vendit, korrupsion galopat dhe largim te shqiptareve duke lene Shqiperine e duke e kthyer ne toke te te huajve.. Adriatik Llalla duhej denuar me jete burg, po ashtu pasardhesit e tij; Dumani sot po e thellon krizen dhe shkaterrimin: nuk eshte sukses arrestimi i zvkryeministrit apo ministrave, por eshte kurajo e krimineleve qe permenda per te bere çfare munden akoma. Dumani e Spak presin vdekjen natyrale te tyre, po harrojne se Berisha nje grusht hengri ne bulevard, ndersa prokurore dhe gjykates per bashkepunim me krimin nje dite do ta paguajne me keq sado te mbrohen nga populli i helmuar nga ata per drejtesi. Do rrojne si minj vrimeve edhe po shpetuan me azil si Llalla apo atyre qe strehon Zvicer qe eshte kthyer ne strehe te krimit...Durim per njerezit dhe mendje per drejtesine e munguar juristeve tane qe po shkaterrojne kombin !