
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ku sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601 ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sipas asaj që u njoftua nga milicët e Hamasit, të paktën pesë ushtarë izraelitë janë rrëmbyer gjatë operacionit që Hamasi nisi mëngjesin e sotëm nga Gaza kundër Izraelit. Videot në mediat sociale të postuara nga vetë milicët tregojnë ushtarë izraelitë me duar të lidhura dhe gjoks të zhveshur të shtrirë në tokë.
Lini një Përgjigje