Bregu: Zgjerimi integrimit të rajonit tonë dhe BE-së me nisma konkrete, është çelësi që kemi në duar

6 Tetor 2023, 18:03Politika TEMA

Bregu: Zgjerimi integrimit të rajonit tonë dhe BE-së me nisma


Tiranë – “Një histori suksesi i bashkëpunimit rajonal, të bazuar në rregullat e BE-së, dhe një biletë simbolike e hyrjes në tregun e vetëm të BE-së panë dritën jeshile në 1 tetor – kur hynë në fuqi reduktimet e roaming-ut BE-Ballkani Perëndimor. Ishte ky një demonstrim i qartë i angazhimeve tona të marra dhe premtimeve të mbajtura. Në rrethanat e një realiteti aktual të vështirë, ne arritëm megjithatë, të gjithë së bashku, në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, dhe nën drejtimin, mbështetjen politike të Bashkimit Evropian e të 38 operatorëve të telekomit, që të bënim të mundur në 1 tetor uljen e parë të tarifave të roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin ministror të BE-BP, organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit nga Qeveria Shqiptare, sot në Tiranë.

“Kjo arritje është vetëm një prej fitoreve të Tregut të Përbashkët Rajonal. Për ne do të thotë shumë, pasi i jep kuptim bashkëpunimit rajonal. Sa herë që bëhemi bashkë, për t’i bërë më të prekshme inistiativat e projektet për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë, mund të arrijmë të bëjmë vërtet punë të mira. Po investojmë për të zgjeruar më tej grupin e profesioneve, që mbulon Marrëveshja e parë historike e Lëvizshmërisë për njohjen e kualifikimeve profesionale në rajonin tonë. Vitin e kaluar në Berlin, ne nënshkruam grupin e parë të këtyre marrëveshjeve dhe tani, RCc po synon të shtojë edhe katër profesione të reja, që do të mund të njihen në çdo vend të rajonit, nismë kjo që është gati për t'u miratuar, më 16 tetor, në Samiti”, shtoi Bregu.

Në takim ishin të pranishëm Ministrat e Punëve të Jashtme të rajonit dhe BE-së, përfshirë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, për të diskutuar situatën gjeopolitike, sfidat dhe mundësitë në të ardhshmen, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal dhe avancimin e integrimit të rajonit në BE.

“Rajoni ynë nuk është aty ku ne do të donim dhe ku do të duhej të ishte. Për fat të keq, konfliktet që vazhdojnë ende, mund të pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike. Ndaj Ballkani Perëndimor duhet të bëjë pjesën e vet. Është një punë e madhe, e pandërprerë, që Ballkani Perëndimor duhet të bëjë, por që ndonjëherë nuk i bën. Ky është një fakt duhet të ndryshojë sa më shpejt, sepse kemi çelësat në dorën tonë që ta bëjmë zgjerimin mes rajonit dhe BE-së sa më të besueshëm”, përfundoi Bregu.

Takimi i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet pas 10 ditësh në kryeqytetin shqiptar, i cili është i pari nga kryeqytetet e rajonit që pret këtë Samit.

4 Komente

  1. l
    lani

    DREAM ON FORGET IT EUROPE BITCH

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilir

      Na i shpifi kjo qe e moren institucionet nderkombetare per p...te bukur.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XYZ

        Shyqyr qe na doli kjo kunata e trfikantit me te madh te kokaines Vis Gjeci i Tropojes ortak me Zenin e Saliut. Mire shume motrat Bregu . Motrat Vokshi Tabakja Cupja etj. pjese te fam. Berisha ..

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

          Ndëgjo ti mi dysheku I mafies Kodra Mbas Bregut. Me urdher te Skenderbeut po ta jap hua Noc Rrokun deri ne darkë. Perdore vetem para se mbrapa ska detergjent ta lajë oastaj. Ngrefe, fute, manovro me kujdes. Dhe ma kthe ne darke se une srri dot pa Noc Rrok. ( kjo eshte ngjizur tek PD dhe ha nga tagjia jone. Pfff) plot indinjatë te thelle. ESP

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje