Deklarata për praninë e KFOR në veri të Kosovës, Abazoviç i del në krah Ramës: Çdo përpjekje e tij ka për qëllim paqen e rajonit

6 Tetor 2023, 14:37Politika TEMA

Deklarata për praninë e KFOR në veri të Kosovës,

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u pyet nga gazetarët në Tiranë mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për prezencën e KFOR në veri të Kosovës.

Në përgjigjen e tij, Abazoviç doli në krah të Ramës, me argumentin se përpjekjet e kryeministrit shqiptar, gjithmonë kanë shkuar pro paqes në rajonin tonë.

“Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit.

Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se cdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, tha Abazoviç.

 

2 Komente

  1. K
    Ka then nji te vertete

    Rrespekt Dritan djali .Kjo eshte e verteta qe te gjith duhet ta kuptojne drejt

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Kryeministri i Malit Zi eshte mendje hapur, i civilizuar, nuk eshte provincional si Albini.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje