Daçiç konfirmon se mungoi në foton familjare prej flamurit të Kosovës

6 Tetor 2023, 13:10Politika TEMA

Daçiç konfirmon se mungoi në foton familjare prej flamurit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka refuzuar të jetë pjesë e fotos familjare me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa ministra të Bashkimit Europian.

Ai tregoi për gazetarët se shkak për këtë është bërë flamuri i Kosovës ne sfond, pas shpinës së ministrave.


Ministeriali mbahet këtë të premte në Tiranë dhe i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytet.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

 

Lini një Përgjigje