Konflikti Kosovë- Serbi, Bearbock-Daçiç debat me tone të larta

6 Tetor 2023, 12:32Politika TEMA

Konflikti Kosovë- Serbi, Bearbock-Daçiç debat me tone të

Siç pritej zakonisht në këtë ministerial diplomatësh që po mbahen në Tiranë, konflikti mes Kosovës dhe Serbisë ka influencuar takimin. Para se të niste takimi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se ajo që ndodhi në veri të Kosovës është një situatë që mund ta dëmtojë Samitin e Procesit të Berlinit.

Ajo i bëri thirrje Serbisë të frenojë dhe të tërheqë ushtrinë siç Amerika i ka kërkuar nga veriu i Kosovës, njëkohësisht bëri thirrje që të shtohen misioni i KFOR.

Kjo deklaratë ka sjellë një takim të menjëhershëm të ministres gjermanë dhe ministrit të jashtëm të Serbisë, takimi i cili nuk raportohet sipas ABC News të ketë qenë me tone të qeta, siç është komunikuar në burime jo zyrtare ka pasur tone të larta për shkak të deklaratës së ministres Gjermane, e cila vuri theksin te Serbia si shkaktare për të prishur këtë forum të madh.

Takimi është ndërprerë kur ministrja gjermane ka shkuar për të bërë fotografinë zyrtare, Daçiç nuk ka pranuar. Pas fotos, ministrja gjermane është rikthyer sërish në një takim me Daçiç, gjithsesi në vijim të samitit, parashikohet edhe një takim i Gërvallas me diplomaten gjermane.

Konflikti Serbi – Kosovë, nuk po prodhon ndonjë takim dypalësh mes dy vendeve në konflikt, por po zhvillohen takime të mëvetshme.

Pasdite do të vijojë të ketë takime të tjera të rëndësishme që lidhen kryesisht me Shqipërinë dhe ndikimin e saj Rajon, apo rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet e tjera dypaleshë, siç është takimi me ministrin grek që do të mbahen rreth orës 16:00, nëse nuk do të ketë ndryshime, e në takim do të preket çështja “Beleri”.

11 Komente

  1. b
    ben

    Na e paskerka merzitur Ramen ministrja gjermane.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moisi Golemi

      Ka merzitur p!dhin e sat'em.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tirane

      Igli Hasan haxhiqamiloviĉ kerkoj qe" Serbija te hetoj..." Dhe po o Hasan, Serbija do te degjoje Hasanin. Pastaj thone nuk jane Qiveri te Nikola Paśićit kto te Tiranes zyrtare pa dinjitet. Jane qeveri te Paśićit,kete perdite na e deshmojne.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Mësoni shqip pastaj komentoni...o analfabetë !Ju s'dini ,s'kuptoni shqipen,si mund të kuptoni pastaj të tjerat?! Jepni dhe mend që s'i keni...na e SHPIFËT!

        Përgjigjjuni
      2. I
        I Duruari!

        Haxhi Qamili me “Dum Babën” dhe Tirana Zyrtare me “Duam USA dhe BE” është e njëjta gjë sipas teje o “Tirana”?!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tiranē

          Mos dredho fjalet, shqiptaret jane njerz te fisem dhe nuk dredhojne me fjale. Ramoviq e Berisha ka 32 vite qe therrasin "duame grekoshkijet". Sulmi terrorist duhet te hetohet nga shteti i Kosoves, jo sic thote Hasan tumi, sepse Hasan tumi e di qe Vucici eshte kriminel dhe urdherdhenes i Radojćićit. Askend nuk mund ta duash, nese nuk e don Shqiperine. Si ju tya ambasadori amerikan: "Faleminderit qe doni ameriken por ju nuk e doni Shqiperine". Dashnia nis nga shtepia.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Mos beje shaka. Si mund te duash USA dhe Europen kur nuk e don Shqiperin?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shijaku

              O i Duruari, ti mund ta duash A..eriken dhe BEne por ata nuk teduane se je narkoshtet.

              Përgjigjjuni
            2. d
              dion

              Po qe ne dore per ta zgjidhur plera Gervalla me shkume mbaheni se e zgjidhet,nga politika e kesaj idjote jane disa vende qe po diskutojne terheqejen e njohjes....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tartarini

                Ti koqevari qe jeton ne Tirane na hengdh trapin ,bashke me ate Tropojanin e Non Grates ( Ben )

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fat man

                  Po cfare takimi mbahet per Kosove-Serbi kur serbet shkatare te luftes nuk pranojne asgje dhe injorojne pjesemarresit ne takim. Evropa paduhet te mbaje nje qendrim me te forte ndaj "ruseve" te Ballkanit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje