Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh, lajme të mira do të dëgjohen sot

6 Tetor 2023, 11:23Politika TEMA

Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh,

Teksa ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit u mblodhën në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ndodh. Ai u shpreh se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

“Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një nga vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeministri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide dhe tha që ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Evropës”.

Kështu ai solli në vëmendje faktin se marrëveshja e firmosur sot është një shenjë tepër e qartë se Shqipëria po bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kolegji i Evropës është kthyer në simbolin e zgjerimit. Nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sesa sjellja e Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Ai theksoi se më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme.

“Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Varhelyi.

7 Komente

  1. A
    Ali Peza

    Do zoti dhe theniet e tija nuk jane premtimi i radhes!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      E perse duhet te gezohemi se po hyjme ne nje bashkim te deshtuar shtetesh? Ata qe jane brenda BE-se duan te dalin. Rritja ekonomike e vendit mundet te behet edhe duke qene jasht BE-se. Kete e ka provuar praktika e disa vendeve te tjera europiane qe nuk jane pjese e BE-se. Hyrja e vendit tone ne kete organizim shtetesh eshte e demshme per ekonomine dhe interesat tona kombetare qe lidhen me bashkimin kombetar. Te thuahs se do bashkohemi me Kosoven nen flamurin e BE-se eshte njesoj sikur te hash me luge te zbrazet.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sollten/könnten ist nicht Sein !

      rrall her fjalet e Brukselit kan ndjekur veprat ,sa i takon BE-s

      Përgjigjjuni
      1. S
        Specialisti

        Lajme te mira. Te shohim cfare do te ndodhe.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salkari

          E cdo ndodhi ?? Si gjithmone ......bla bla bla ndonje premtim me i specifikuar , me i mire qe kaperdihet duke te lene pershtypjen qe do na fusin ...dhe do na fusin llarin ne sum .....edhe ai Johanes Hahn i kaloi 5 vjecar me te tilla thenie ....pe te futeshim gejekundi ???

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nati

          Jashte firmat hungareze nga Shqiperia! Sic tallet ky ashtu po tallet haptazi edhe Orban ne Budapest me ne... Kurse ne delet vazhdojme u mbushim thaset me para OTP dhe One.... Keshtu perfitojme edhe ndonje sherbim per te qene se po qe per biznese morracakesh nga Lindja kemi tonat

          Përgjigjjuni
          1. !
            !

            Ore Mero, po keta shqiptaret qe kane lere ne demokraci e bejne politiken e gjithe shteteve te botes sikur e kane ne pellembe te dores! Kaq e lehte qenka politika? Do futem dhe une se isha po dola se e dija se politika eshte shkence, bile megashkence per zhvillimin dhe perparimin e njerezimit, por kur e pashe qe mori rruge te keqe e filloi e binte era breket e Saliut dhe te ketyre, ika e lashe. E po sa bajate jane bere!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje