
Komisioneri Oliver Varhelyi ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministren për punët e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Varhelyi thotë se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.
"Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.
Dot jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme.
Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.
Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare.
Europa është këtu për të kontribuar, por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta. Të ndihmojmë rajonin që të transformohet"- tha Verhelyi.
premtimet e BE-se s'kan ndjekur asnjiher zbatim ne praktike dhe kan ngelur ne cdo rast thjeshte Lorja Fjalesh ose si me then nji tip valiumi per popujt e Ballknit Perendimore dhe e gjthe Politika e deritanishme e BE-se e cila ka qen ne gjithcka zhgenjyese .Perse duhet besuar sot ? Behini gjerat ne Praktike e kurseni Premtimet , kjo do kishte me shume kuptim dhe kthente besimin ne opinion
Keni investuar ne Serbi...ne skemi pa kokerr leku! Ose ik ne Beograd ose kthehu ne Budapest dhe merr talljet dhe OTP dhe One me vete se sti kemi borxh