Bllokuan foltoren e Kuvendit, kush janë deputetët e opozitës ndaj të cilëve PS kërkon masë disiplinore

6 Tetor 2023, 15:34Politika TEMA

Bllokuan foltoren e Kuvendit, kush janë deputetët e opozitës ndaj

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët nuk lejuan zhvillimin e seancës parlamentare ditën e djeshme. 

PS ka kërkuar masa ndaj deputetëve të PD-së Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Ky reagim i opozitës erdhi pas refuzimit të Partisë Socialiste për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore që shkaktoi tensione në radhët e opozitës dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën. 

Bllokimi i foltores dhe vendeve të ministrave në seancën e djeshme (6 shtator) bëri që Nikolla të shtynte votimin e projektligjeve të shqyrtuara në seancë, të cilat pritet të hidhen në votim seancën e radhës të enjten.

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin duke penguar zhvillimin e seancës plenare siç ishte parashikuar në rendin e ditës dhe për këtë deputetët socialistë kërkojnë masë disiplinore.

1 Komente

  1. A
    Amerikani

    Non grata automatikisht keta dhe te gjith qe i shkojne prapa non grates. Po si nuk ju vjen turp mor njerez te pafetyre. Per interesa personale na late pa opozite dhe vendi nuk ecen perara. Asnehere nuk keni per te ardhur ne pushtet jeni ma zi se zia dhe te zhytur me mekate .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje