Garry Kasparov: Rama përballje me Rusinë në shkallë botërore në OKB

6 Tetor 2023, 22:51Politika TEMA
Garry Kasparov: Rama përballje me Rusinë në shkallë

Mjeshtri i madh i shahut, Garry Kasparov prezantoi sot në Tiranë librin “Jeta si një lojë Shahu”, të cilin e ka përkthyer nga anglishtja deputeti Eduard Shalsi.

Në përurim mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të artit, kulturës dhe sportit.

Në fjalën e tij, Eduard Shalsi u shpreh se, këto janë ditë të mbushura plot emocion sepse në Durrës po zhvillohet Kupa Evropiane e Klubeve të shahut me 110 ekipe pjesëmarrëse, një numër rekord.

“Pothuajse 10 vjet më parë mora një mesazh nga Edi Rama, ishte në Amerikë. U çudita nuk e dija se çfarë ishte dhe ishte diçka e pazakontë, ai kishte qenë në darkë me Garry Kasparovin dhe i kishte marrin fjalën që do vinte në Shqipëri, ishte viti 2014. ishte hera e parë, tashmë është hera e dytë që Garry vjen në Shqipëri dhe që prej asaj kohe kemi ruajtur një miqësi”.

“Disa vite më parë po thoja që nuk ka një libër të Garry-t të përkthyer në shqip dhe natyrisht i kërkova Garryt të drejtën e autorit, të cilën më tej e zhvilloi shtëpia botuese.

Shalsi u shpreh se, “Garry ia ka dedikuar librin nënës së tij, ndërsa unë ia dedikoj babait tim”, i cili theksoi ai më tej, “më njohu me botën e bukur të shahut që me ndeshjen mes shahistëve Fisher dhe Spasky”.

Kasparov në fjalën e tij u shpreh i lumtur që viziton Tiranën për promovimin e librit të tij.

Ai tha se, “jeta ime tani është e përqendruar tek të tjera gjëra, jo tek loja e shahut dhe shpresoj se në politikë ose në fusha të tjera të jetës  do të kemi të njëjtat rregulla. Por loja që luhet jashtë fushës së shahut shpesh herë nuk luhet sipas rregullave, por nga ata të cilët i shkelin rregullat”.

“Vendosa të vij këtu, të ndihmoj Edin për t’ju takuar ju, për të takuar edhe kryeministrin që doli të jetë drejtuesi i një shteti të lirë që ka karakter dhe guxim për të ndërmarrë përballje me Rusinë në shkallë botërore. Mendoj se të gjithë e keni parë përballjen para pak ditësh në OKB dhe doja të thoja që ishte një akt kurajoje të madhe dhe shpresoj që drejtuesit e vendeve të mëdha të botës së lirë të kishin gjysmën e asaj kurajoje të kryeministrit Edi Rama se pastaj bota do ishte ndryshe”, tha Kasparov.

Për librin Kasparov, u shpreh se, “ishte libri im i parë i shkruar jo për shahun dhe ka dalë pasi u largova nga shahu profesionist në 2005. Por ideja për të shkuara atë libër erdhi që herët sepse kam menduar për projektin e ndarjes së pikëpamjes time në lidhje me procesin e vendimmarrjes me njerëz dhe bazuar tek përvoja ime e shahut. Ja kam rekomanduar librin një botuesi amerikan në 2005-ën dhe diçka interesante ishte që gjatë zhvillimit të projektit, sepse fillimisht libri kur planifikohej në SHBA ma refuzuan sepse më thanë që nuk duam libër me këshilla, na trego gjëra. Unë nuk jam magjistar dhe nuk mund të jap sekrete të universit. 

Është një libër, një analizën e thellë e vetes, duke parë pikat e forta dhe të dobëta, si mund t’i trajtosh këto aspekte në vendimmarrjen tënde. ktheva vëmendjen në anën tjetër të oqeanit tek britanikët dhe gjermanët dhe ishte Gjermania që e botoi e para, por ishte një edicion i Mbretërisë së Bashkuar”.

Garry Kasparov është mjeshtër i madh i shahut dhe ish-kampion bote në këtë disiplinë. Gjithashtu ai është aktivist politik dhe shkrimtar. Që nga 1984 e deri në 2005 kur u tërhoq, Kasparov ishte kampioni i padiskutueshëm në nivel botëror. Ai u bë kampioni më i ri botëror në moshën 22-vjeçare kur mundi kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov, me të cilin e mbrojti titullin tri herë, në 1986, 1987 dhe 1990.

Që kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

21 Komente

  1. S
    Shahu sport i masave

    Ed Shalsi "mjeshtri i madh" i mashtrimit, tha dikur te emisioni i Sokol Ballës: "Ne kur të jemi në pushtet nuk do vjedhim kaq trashë sa këta të PD. Ka 10 vite në pushtet rilindja që vjedh aq trashë dhe hapur sa më trashë nuk ka. E kështu, Saje qorri u fut në burg, Lefter Koka u dënua, Arben Ahmetaj është në kërkim në arrati. Disa kryebashkiakë janë të arrestuar, etj etj. Deri tani nuk po shohim të arrestohen nga SPAKu ish zyrtar apo ministra të Saliut

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajde mjeshtër hajde!

      Drejtuesit e vendeve të mëdha të botës së lirë të kishin gjysmën e asaj kurajoje të kryeministrit Edi Rama se pastaj bota do ishte ndryshe”, tha Kasparov? Ça mjeshtër shahu qënka ky? Nuk e kupton ky që Rama është thjesht një karagjoz i papërgjegjshëm që nuk i plas për pasojat që ka sjellja e tij apo veprimet e tij për Shqipërinë? Ai thjesht do të bjerë në sy ndërkombëtarisht si gjasme lider global. Duke qënë se ka mbështetjen e Sorosit, I jep gojës sipas qejfit, dhe vetëm njerëz si Rama, kryeministër i një vendi si Shqipëria mund të bëjë ato deklarata apo lojra me Rusinë në OKB. Liderë të rëndësishëm nuk ia lejojnë dot vetes. Sidoqoftë ai moderim i Ramës në OKB ishte me skenare të parapërgatitur në çdo rast, ishte me leje nga më të mëdhenjtë. Nuk ishte kurajo. Donin t'ja planin Rusisë çështjen e luftës, dhe shfrytëzuan Ramën. Pra mos i jepni shumë rëndësi budallëqet që i thonë Ramës të deklarojë si manekin.

      Përgjigjjuni
      1. i
        iliria

        Nëse s'të pëlqen kryeministri Z.E.Rama nuk ka problem,thjesht mos e voto!. Përndryshe mbylle gojën dhe mos ha....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Mirë e ke ti por këta llumëra të Sales nuk rrinë dotë pa ngrënë mut.

          Përgjigjjuni
        2. s
          shqip

          Problemi eshte se individe si puna jote nuk kane mend qe ti afrohen mjeshtrit te madh Kasparov. Jeni aq te vegjel, sa dukeni me te vegjel se vete morrat para nje gjigandi si Kasparov. Eshte e kote qe te polemizosh me juve, pasi qe te hysh ne debate polemizuese, duhet te kesh perballe njerez me nivel intelektual te perafert. Juve jeni vite drite larg ne negativitetin tuaj mendor. Kije inat sa te duash Edi Ramen, por kurajo dhe kompetenca e tij e treguar ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se eshte arritja me e madhe qe nje udheheqes i nje vendi mikroskopik si Shqiperia te kete arritur ndonjehere. Zgjuaresia dhe kurajo e tij ka mahnitur tere boten. Nuk ka rendesi se cfare ngjyre partiake mban njeri apo tjetri. Po qe se je shqiptar, ne vend qe ta shajme, duhet te jemi krenare per kete bashkatdhetar, qe e ka ngritur reputacionin e vendit tone ne nivelet me te larta te mundshme. Nuk ka gazete, portal apo stacion televiziv ne bote qe te mos kete percjelle ate ngjarje te ndodhur ne OKB, ku flitet me superlativa per K.Ministrin tone.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shalesi pa kale dhe pa shale

            Or gomar,kur nuk e njeh cifutin armen,ahere mos fol,pasi dhe si lojtar ishte hileqar i madh sic e deshmon dhe Kramnik qe e mundi dhe i morri titullin:Kur kasparov thosh kramnik, ben nje levizje,qe ne pamjen e pare duket si bllof,ai e shoqeron kete me nje shprehje habie, qe kundershtari te besoje se kjo ish nje levizje e gabuar e bere nga kasparov dhe ta haje sapunin per djathe.Po ku format eshte dhe ne jete. Por nje arnautistanas sic eshte shalesi,si provincial oriental u falet deri ne toke,titujve dhe jo cilesise se personit,qe e mban ate.

            Përgjigjjuni
        3. d
          demokrati

          Perfaqesuesi me i denje, me i ndritur i nje Rusie te lire , i Rusise se ardhme post koloniale, post fashiste te lire nga klika e regjimit terrorist te putin.

          Përgjigjjuni
          1. i
            ilir

            Ik ore rrote kari, di shah dhe kujjton di politike...eshte kollaj ti shash e ti ulesh ruset ne tavoline (qofte i vogel sa nje mi si Shqiperia) .Problemi eshte cfare fitiove dhe cfitoi bota...cfare normash thyeve dhe perse evidenton kombin tend ne kete fare feje perballe nje manjaku si Putini...ha ndonje darke ,bej ndonje xhiro me helikopter e ik qiu , se jemi lodh nga ata te darkeve dhe xhirove me helikoprter( o Zot sa shume jeni...).

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jam edhe u këtu. Trimi Lul.

              Ç'mu kujtua nje kenge polifonike e viteve 1970', me vargjet: "Ne vitin 60-të, Enveri prapë në motë, ja perplasi ne fytyre, çuditi gjithë një botë." Por kjo sa per humor. Per Gary Kasparov mund të kesh vetem respekt. Duelet Karpov-Kasparov janë të paharrueshme, njesoj si edhe ato Gorçnoi-Karpov. Gjigandë të shahut.

              Përgjigjjuni
              1. e
                edmond( koder rreshen)

                Bravo Shqalsi,dhe kryetarja e Parlamentit ! Jeta esht interes,dhe qellimi yn esht te perfitojm sa me shum prej saj,dikush me lepirje (konkurenc e fort si tek PS po ashtu tek PD) dikush me sakrifica,dhe me nder (populli i shkret me barkun bosh). Shqalsi me duket me ket promovim sikur esht ne gar me fotografin e Rames, i cili nuk len pozicion te tij (360 grad pa kapur) sepse ka frik se humbet vendi e punes nga tekat e Liderit ! Libri ndoshta ka qindra faqe,por ajo qe te bie ne sy tek promovimi i librit nga Shqalsi,esht dreka qe ka konsumuar Kasparov me Liderin ton ! Si perfundim Shqalso,shite librin me detyrim tek antarsia e PS,(kush nuk e blen qoja emrin Rames) se mos nxjerr te pakten shpenzimet e botimit,dhe Lideri ta shperblen duke te dhen ndonje post me te lart?

                Përgjigjjuni
                1. j
                  joel shkodra

                  Po kohen ku e gjeti Shalsi per ta perkthyer kur deputetet ankohen se jane te zene me shume pune!!??

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Latif Dreqi.

                  Ehhhhhh! Si o shkrimi, si jan komentet. Po t kishte than per Salen, hajde de, po per Ramen??!! Ehhhĥh!

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Italia si moter

                    Kur personat i lavderon gjithe bota ne shqiptaret e dhjere i shajme ,kjo tregon kulturen ,sa te pa ditur qe jemi Çohu Enver nga varri qe ta mesojme nje here e mire se kush jemi .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kot fare

                      Ne qoftese do te marresh mend hajde ne kete vend boto ose thuaj dicka dhe pastaj lexo komentet e tyre qe te nxesh nga trute.Hajde bole hajde tjetri e koncepton demokracine me intuiten e nje njeriu qe ka pare dhe ndjere shume nga pozita e nje mjeshtri i lojes qe kerkon ato qe juve te mjere ju mungojne.Cudi si nuk ju pyeti juve per Ramen a thua se ai eshte shitesi i dyqanit te fruta perimeve te lagjes dhe ju vjedh ne kandar.O bole qe sjeni gje tjeter vetem nihiliste te ndyre dhe ziliqare ajo qe beri Rama i shton piket ketij vendi dhe shqiptareve e beri vet apo ja imponuan prape tregon vleresim dhe besim ne per keto kemi nevoje me qe sjemi te zotet per te ndrequr gje te pakten te mos prishemi me boten se ja kemi nevojen.

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        iris pekmezi

                        po pasi palloi gruan e taulant balles

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Opinion

                          Një skuth mediatik dhe katundar 24 karat Rakipllari së bashku me kamikazin e Memorie.al Kaloçi kanë hedhur në treg në gazetën Panorama incidentin diplomatik të viteve '60 me Hrushovin dhe co.në OKB.Duket si revokim historik por këta yzmeqarë të gjithkujt dhe spiunë të Sigurimit kanë dashur të bëjnë paralelizëm të rolit dhe drejtimit të OKB (këshillit të sigurimit) nga shteti shqiptar këtë shtator.Duke qënë të ligj të dy dhe shërbëtorë të non gratës duan të sfumojnë,të përbaltin veçanërisht rolin dhe lidershipin e Ramës në planin ndërkombëtar. Media e keqe,negative, gjobvënëse,krijesë e përbindëshave financiarë e mediatikë si I.Musabelliu!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ed Shalsi "vjedhesi me lezet"

                            Mos ju dale kurre nga mendja postulati im "NE do vjedhim me Lezet" qe ne fakt nuk u mor per baze fare nga Rilindasit si neper Bashki e deri lart ne zv.Kryeministri...duke i hyre vjedhjeve me Cizme!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                              Shpifsit e vegjël në kopje të shpifsit të madh kampion bote Sali Non grata.. nuk pranojnë asnjë deklarat pozitive të personaliteteve botërore qoft edhe kampionit të botës KASPAROV.Ata janë një PRERJE "kallëp tritoli" për të goditur kundërshtarin politikë të cilësua ARMIK nga S.Berisha. -Është fatkeqsi e madhe që Sb del çdo ditë në TV E PORTALE TË KAPURA PREJ TIJ 99 % QË NË 2005 me qeverisjen e cilësuar GANGËSTERE,me mbi 101 krime 1991-2021.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shaban

                                Ku e gjen kohen te perktheje? Kur eshte ne parlament ne ministri apo dike pire e duke ngrene te Kalaja e tiranes? Te fala Sashes se gjysem rus dhe ortak e ke.

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  edmond( koder rreshen)

                                  "Shaban"! Nga emri dukesh se je na Diarbekiri. Amanet Sahalene se mos ta dhjesin qente.

                                  Përgjigjjuni
                                2. I
                                  Ilir

                                  Pleshtat komentues qe duan te peshtyjne elefantin ne fytyre ! Mjeranë!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje