Ndërsa gjithë ditën desh u shqyen me njëri-tjetrin për muhabete kullash, në mbrëmje, Sali Berisha, i ftuar në televizionin e tij, bënte moral se si duhet të punojë opozita, për të përmirësuar imazhin e saj.
Por a është e mundur kjo gjë? A mund të përmirësohet imazhi i kësaj opozite?
Le të marrim përfaqësuesin kryesor të saj, Sali Berishën.
Nuk mjaftojnë akuzat 30 vjeçare ndaj tij, nuk mjafton as shpallja non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, por këtë verë, ai u njollos përfundimisht si një pazarxhi i rëndomtë, me kullën gjigande që do të ngrihet në mes të Tiranës.
Kullë që atij ia zuri gojën, për shkak se pas saj qendron pikërisht i biri, me njerëzit e tij.
Dhe kjo është goditja më e madhe që pëson këto vitet e fundit opozita, pasi ai që çirret e ulëret gjatë ditës kundër Edi Ramës, duke e akuzuar për lloj lloj bëmash, natën bën pazar me të, për ngritjen e kullave.
Tani a mund të ketë goditje më të madhe në imazh se kjo për opozitën? Natyrisht që jo.
Për të mos folur pastaj për aleatin e tij, Ilir Meta, që prej vitesh konsiderohet si simbol i korrupsionit në vend.
Apo për aleatin e tij të ri, Gazmend Bardhi, që i është vërsulur ish-padronit të tij Lulzim Basha, njeriut që e mori si anonim dhe e bëri ministër e më pas numrin dy të PD-së, duke përmendur edhe ai muhabete kullash.
Por këtë radhë i ka harruar akuzat ndaj Flamur Nokës, për vila qindra mijëra euro.
Ka mbyllur sytë edhe për kullën gjigande të Berishëve në mes të Tiranës dhe i është turrur Lulzim Bashës, duke i përmendur zyrat e kunatit, si prona të tij.
Për Lulzim Bashën pastaj, s’ke çfarë të thuash, se e ka mbyllur ciklin e tij në politikë dhe vështirë të rikthehet në një alternativë reale për të ardhur në pushtet.
Atëhere kush mbetet? Në horizont nuk duket asgjë.
Duken vetëm kullat, për të cilat opozita është e gatshme të shqyejë veten, jo Ramën, siç na betohen nga mëngjesi në darkë.
Atë, më shumë se sa kundërshtar, e kanë ortak, kush për të marrë ndonjë leje kulle, kush ndonjë zyrë e kështu me radhë.
Deri në kullën e radhës…
DUHET te jene edhe 2 b...qirat . MURRIZI dhe KORRESHI te LUSHNJES. 2 rrace kurvash
Ha ha ha ha Per ata të dy, e ke thënë saktë. Vetëm nuk e di, ate Populli Katunar e ke thënë me ironi, apo ke share popullin si tufë katunarësh? Sepse vetem populli nuk shahet, ky popull ka qenë sot e 10 mije vjet. Sot, populli jemi ne. Mbas 100 vjetesh do jenë njerez të tjerë dhe ne do kemi ikur, por ata qe do vine do jenë prapë popull. Se per shembull, njerëzit shajne kukesianët apo tropojanët si "malokë", por harrojnë qe pikerisht këta malokë ja dhene Saliut dy here rrjesht. Tani, kush është malok, ai kukesiani burrë trim qe i thotë Flamur Nokës ik pirdhu mos ta shoh surratin, apo ai pordhaci ne mes të Tiranës qe ja ngre Erion Veliaj me Sali Berishën kullen mu para pallatit dhe atij nuk ja mban bytha të flasë.
Kush ja dha lejen e kulles ? Kryeministri apo jo Ja pra sa te verteta jane lojrat qe te gjithe keta bejne gjoja qe zihen me njeri tjetrin !
Tani qe dolen kontratat e Lulit kjo eshte per mjegull.
Opozita te gjithe mund te deshirojne te bashkpunojne me Edi Ramen. Edi Rama nuk bashkpunon ne kete jete me Sali Berishen, as te beje pazare me te. As me Ilir Meten. Shkelzen Berisha as nuk nderton, as ka lidhje me kullat qe ndertohen. Ne kohen e te jatit Kryeminister, ai ishte thjesht sekser, merrte perqindjen per cdo leje apo tender. Une jam i sigurt qe Shkelzen Berisha nuk ka lidhje me asnje ndertim, nuk eshte pronar ne asnje firme, nuk eshte budalla te imlikoje veten, kur ai ka marre perqindjet nga Llotaria me Vis Martinaj, Gerdecin, lejet e Pallateve, tenderin e rruges Fier-Vlore, Levan-Tepelene.
Cfare eshte kjo leter anonime? Nje mik qe ju do te miren
bushtrat e rilindjes lehin nderkohe qe zoterojne pa perjashtim te gjitha pushtett ne albanistan. tashti, edhe te jesh super-sulltan edhe te ndertoje berisha kulla sikur bie era mut kjo pune.
Gallate... Nese eshte e vertet, kerkoni llogari tek ata qe japin leje. Tamam eshte ajo shprehja "ska ci ben gomarit dhe I bie samarit" Hajt shnet
Pra i biri Saliut nderton (me sakte, i ndertojne) nje Kulle ne mes te Tiranes! Po kush, UFO-t? A eshte ne pushtet Saliu apo Ramiu dhe me tej, mos eshte arratisur si Benko Ahmetaj edhe Lali Fiku e Bashkia Tirane drejtohet nga Saliu valle? He, sqaroni ca keto qe te mos ja turbulloni me teper rradaken rilindjoteve se sa po i sekelldisni me keto Kulla te Zenit Saliut...