Dhunuan të moshuarën në Divjakë dhe i grabitën florinjtë, Erion Braçe: Horra, më turp nuk ka

9 Tetor 2023, 13:28Politika TEMA

Dhunuan të moshuarën në Divjakë dhe i grabitën

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj një të moshuara në Divjakë, ku dy grabitësit i janë futur brenda në shtëpi dhe e kanë dhunuar dhe i kanë vjedhur edhe bizhuteritë e florirt.

Braçe thotë se është një trup që grabitësit ishin nga i njëjti fshat, ku edhe pse e dinin se e moshuara ishte e vetme dhe e pambrojtur e kanë dhunuar. 

"Nëna në foto është Rahime Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shenepremte, Divjake. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kane dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni!

Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vone, Policia ne Divjakë ka kryer çdo veprim te paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit. Dje ne mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që të dy. Me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë shumë faleminderit Policisë së Divjakës!

Në anën tjetër. Siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinje domethënë; me turp nuk ka!

Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë", shkruan Braçe.

7 Komente

  1. a
    aleks

    po mire , pse nuk ua nxorret foton bastardeve, ti shihnim te gjithe, keta bastarde 2 kembesh

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Fundurinat. Tu fusin nje dru te mire atje ne burg.

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofshin zagaret e Lexhendes

        Vendosni ligjin ME VDEKJE. te paret ish Politikanet.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pse Prokuroret dhe Gjyqtaret kane Pasuri !

          z.Brace ke mese te drejte ! Por Drejetsia tju japi Denimin ne maksimum..( te frocohet Ligji me teper Denimi ! ) Ato dy kriminelet gjecit vend se secili Qytetare duhet ti dhunojne kermat ,,se kjo mund ti ndodhte secilit nga neve..Dhe kjo Nene e pafajshme mund te ishte Nena e secilit nga ne .

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Më duket se u harrua lajmi që ndau gjiganti me ne. Shqipëria në vend të dytë për mosvjedhje banesash. Jetojmë në Polin e Veriut tani.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po shtohen kriminelët?

              Këta dy birbot hajdutë dhe kriminelë duhet të jenë mosha të reja, dmth krijesa të demokraSisë në variantin sahaleBerisha, krijesa të pamëshirshme, pa shpirt, pa moral, pa kulturë, pa familje, krijesa çnjerëzore! Publikojini emrat dhe fytyrat pa fytyrë të këtyre përbindshave, që u thonë të rinjve: "Ikni, se do tu hamë! Këtu jemi ne!"...

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jonuz Kola

                Keta kriminele duhen varur sa me pare ne mes te Tiranes t'i shoh e gjithe bota cfare mostra jane!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje