
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ditën e sotme do të diskutohet për tensionet në veri të Kosovës dhe do ketë përpjekje për të miratuar një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zbardh disa nga temat që do të diskutohen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
“Nga Strasburgu Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, ku çështja e ditës do të jetë Kosova. Mbas prezantimit të një rezolute me deputetin gjerman, Knut Abraham. Sot, do të diskutohet në seancën e pasdites një diskutim urgjent ku do të fokusohem në 3 tema kryesore.
Së pari, në dënimin e sulmit në veri të Kosovës. Vendosjen para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës, qofshin instanca zyrtare apo grupe terroriste.
Së treti, mbledhja e të gjithë provave që një hetim i plotë ndërkombëtar të vendos përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për këtë çështje E pamundur që të avancohet në procesin e dialogut, të rikthemi aq të nevojshëm të dialogut nëse ky akt terrorist nuk do sqarohet me Kosovën”, thotë Tabaku.
Ceshtje dites u vra nje polic haaaa humore pa kripe. Do mblidhet OKB se u vra nje police katundar ne katundet e krahines se kosoves. Pse shqiptaret jan budallenje kjo eshte pyetja nga se vjen kjo lloje semundje .
He moj Balon Tabake, Balon Tauke. Rob koti, pa asnjë vlerë njerëzore.
PeDe - ja ka marre FUND.