
Kryesia e Partisë Demokratike ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin, me arsyetimin se “ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata, kundër PD”.
Mësohet se Kryesia ka vendosur ditën e sotme (9 tetor) përfundimin e anëtarësisë së Bardhit në këtë forcë politike.
Në argumentimin e bërë nga PD, thuhet se Bardhi është përjashtuar “po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar”.
“Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve.
Po ashtu dhe për ndjekjen e një agjende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike.”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.
Kujtojmë se ky vendim vjen fill pas debatit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në seancën e shkuar (5 tetor) në Kuvend, ku Basha dhe Bardhi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Tensionet nisën pasi Basha i kërkoi kryeparlamentares të shprehej për kërkesën e tij për vendosjen e Flutura Açkës si kreu i Grupit të PD-së.
“Ti je i vetmi në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar i partisë, nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD-së, je thjeshtë i rikthyer pas 1 vit e gjysmë mungese, gjoja për të bërë opozitë”, iu drejtua Bardhi.
Ndërsa Basha iu përgjigj: “Shpifësit gojë çorap pistët që janë çuar këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë partisë demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë se nuk na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja”.
hahahaaaa, pun jevgjsh e gjell qensh thon knej nga ana jon.
Se chyne Rama ne ngaterresat e tyre nje zot e di