Ilir Meta ndan rrugët me Berishën?

9 Tetor 2023, 19:58Politika TEMA
Ilir Meta ndan rrugët me Berishën?

U krijua për t'i mundësuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij regjistrimin ne zgjedhjet lokale të 14 mjait, por tashmë koalicioni “Bashkë Fitojmë” mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur. 

Nuk dihet nëse rrugët e Metës dhe Berishës ndahen përfundimisht, por ajo që ka krisur raportet mes tyre është afrimi i Sali Berishës me grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit.

Ish-Ppesidenti Meta zbulon për MCN se është i gatshëm që ta çojë para projektin e  partisë së tij edhe i vetëm, megjithëse u kujdes të shtonte se është i hapur për bashkëpunime, vetëm me Partinë Demokratike të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku nuk përfshihet Bardhi.

"Koalicioni bëri përpjekjet e tij më të mira për kohën dhe rrethanat anormale dhe të sforcuar në të cilat u krijua. Përsa i takon të ardhmes, Partia e lirisë është e hapur për bashkëpunim me PD të 11 dhjetorit, me çdo forcë tjetër politike. 

Vlerson çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin opozitar. Sa i takon koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm.

Për ne themelore është çkapja e shtetit dhe rivendosja e demokracisë dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes fuqizimit të opozitës", tha ai.

Meta ripërsërit gabimet e opozitës që sipas tij e kthyen atë për një kohë të gjatë në një zgjatim të maxhorancës.

Problemi i parë i opozitës është se ajo ka qenë për një kohë të gjatë nën drejtimin e Edi Ramës. Të gjitha vendimet që janë marrë në të kaluarën, siç duket qartë dhe unë i kam paralajmëruar për koherencë, kanë qenë në funksion të Edi Ramës, që nga djegia e mandateve, që nga bojkoti i reformës administrative, djegia e mandateve që i dha kartonat Ramës për dy vjet për të miratuar ligjet", u shpreh Meta.

Sa i përket letërporosisë që SPAK ka nisur për të dhe familjarët e tij drejt SHBA-ve, Meta e quan një orkestrim të personave që fshihen pas kryeministrit Rama.

Meta mohoi që të ketë mbrojtur zv.kryeministrin Ahmetaj për aferën e inceneratorëve, megjithëse theksoi se e gjithë skema është ndërtuar në mënyrë hierarike dhe se përgjegjës kryesor janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

2 Komente

  1. S
    Skraparlliu

    I ka mbushur breketkokqypi i Skraparit e mundohet te shes pordhe ky hale d o shetoje shtetin nga kapja i doket vetja president kur ne fakt ka celsat e kashtes .

    Përgjigjjuni
    1. M
      MUTI dhe BARDHUSHKA.

      Mut njeri kak tjetri qe se kane per gje tja hane njeri tjatrit.Te tjera gjera thone dhe te tjera bejne i harojne kur vjen puna qe duan pushtet.Ja lepijne beshtymen njeri tjetrit funderina jane si Muti dhe Bardhushka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje