Nga Ylli Pata
Dihej që nuk do të shpëtonte “filli shqiptar” i trajtimit të çdo ngjarje tragjike siç është një luftë apo një dramë e rëndë.
Është provuar se edhe në situata të rënda, si ajo e 1997-s, në Tiranë nuk mungojnë kurrë “mjeshtrat” që e kthejnë në tragjikomenti, edhe një kob të frikshëm. E kthejnë në parodi, një dramë që për shumicën e njerëzve është vuajtje e fatkeqësi.
Sidomos raste të tilla si lufta në Izrael, ne nuk mungojmë t’i kthejmë në debate, apo gara për gjithologë e gjeopolitologë, strategë e mitomanë, që sidomos në Tiranë i gjen me shumicë.
Megjithatë, orët e para të tragjedisë së tmerrshme të Izraelit, ishin mjaft dramatike në rrjetet kryesore të Tiranës.
Në mënyrë të çuditshme u shpërndanë disa video të prodhuara nga Hamasi, ku në të shumtën e tyre ata ishin propagandë e pastër, e me shumë gjasa edhe fake nevvs.
Por ato që i shpërndanë, nuk harronin të shtonin mesazhin se kjo nuk është luftë e Shqipërisë, e Tirana zyrtare nuk duhet të merrte anën e Izraelit.
Por edhe pse pati një viralitet në këtë propagandë, ajo nuk ngjiti, e nuk kishte si ngjiste. Madje siç ndodh shpesh, pasi shqiptarët përgjithësisht janë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve në mediat botërore, u përgjigjën duke bërë të ditur se ato video ishin propagandë e njëanshme.
Ndërkaq, politika e Tiranës dhe e Prishtinës nuk vonuan të tregonin qëndrimin e tyre të qartë kundër terrorit e duke dënuar Hamas. Ky qëndrim dekurajoi mjaft qarqe të ndërmjetme që shërbejnë si sandvvich kryesisht në Kosovë, në grupimet e rëndësishme politike.
Tjetër zhvillim mjaft i rëndësishëm, është edhe qëndrimi në Maqedoninë e Veriut. Ku siç dihet ekzistojnë qarqe islamike që herë pas here kanë tentuar të hyjnë në politikë. E ku ekzistojnë mjaft organizata të lidhura me Lindjen e Mesme, madje edhe me Palestinën. Në një incident që ndodhi në Gaza disa vite më parë, në një anije që dërgonte ndihma atje, e u sulmua nga IDF-ja izraelite, kishte mjaft ekuipazh prej shqiptarëve të Maqedonisë. Por një zyrtar i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, i emëruar nga BDI-ja e Ali Ahmetit ka takuar një akademik izraelit dhe jo vetëm ka dënuar sulmet terroriste, por edhe ka shprehur mbështetje e solidaritet me shtetin hebre.
Skënder Asani është Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, një institucion identitar që ka dhënë një mesazh të rëndësishëm politik. Duket qartë dora e një mjeshtri të vjetër si Ali Ahmeti për lëvizjet e tij.
Ndërkaq, përveç mungesave të dilemave politike që duket se është një sinjal i mirë, një tjetër zhvillim që është tashmë një fenomen, është trajtimi i krizës dhe i zhvillimeve në Lindjen e Mesme në panelet televizive.\
Ku si gjithmonë, situata shpesh merr trajtat e parodisë dhe “ekspertëve” të vetshpallur, të cilët paralajmërojnë gjëma të mëdha e lufta botërore, por edhe parashikime fantazmagorike, që të kujtojnë kohën e sulmit rus mbi Ukrainën, ku panelistët vinin past se do të shkatërrohet ai vend brenda 20 orësh. Ja ku jemi këtu, e profetët, jo thjesht nuk kanë qëlluar gjë, por ja kanë futur kot. Ndërkohë, që “ekspertët ushtarakë”, me ditirambet ndaj aftësive militare të militantëve të Hamasit, të kujtojnë personazhet e kolonelit Martin te Zhos Profesionisti, apo kolonelit Sam te Rambo. Të cilët, ngaqë kishin stërvitur personazhet kryesore që ishin agjentë special u thonin krerëve të politikës se ata do t’i vrasin të gjithë.
Ndërkohë, thjesht po të lexosh mediat serioze perëndimore apo të dëgjosh analizat e televizioneve më të rëndësishme, merr mjaft të dhëna jo vetëm për luftën, por edhe shkaqet e pasojat e saj, nga njerëz që janë ekspertë me të vërtetë. Pasi këtë ekspertizë e kanë punë dhe çdo ditë dtudiojnë dhe ndjekin informacione të dorës së parë, e dinë t’i lexojnë me mjaft kujdes. Kurse këta tanët, jo vetëm që s’i dëgjojnë e lezojnë, por edhe thonë se të gjithë ja fusin kot, e këta kanë të drejtë. Megjithëse s’ju ka dalë asnjë gjë. Po kujt t’i thuash? Shiko Manushin, që përsërit në çdo emision se Fred Cakos i kanë dalë të gjitha...
Kjo ndodhi e fundit tregon dhe nje here, qe ky vend vazhdon te lengoje nga metastaza kanceroze islamiste,qe u implantua ne trupin shqiptar nga pushtimi otoman,nepermjet atyre qe braktisen fe,atdhe dhe emer dhe qe u rreshtuan ne krah te tij,me pjellat e tyre qe jane rigjalleruar tani. Qe kulmojne me monstren shpellare Sali,qe ne menyre brutale e antaresoi Shqiperine,si vend i pare europian,ne konferencen islamike,qe vazhdoi me dhenien e pashaportave shqiptare terristeve islamike qe kishin dhe rezidencat e tyre ne kete vend.Keshtu,qe ne vend qe Shqiperia te drejtohesh drejt demokracise europiane,ku na ka vendosur vet Perendia,sundimi i vrimes se zeze shpellare e rrokullisi perseri ne humnerat e erresirave shpirt dhe trup ngrense arabo-otomane. Dhe shteti i Rames eshte teper i dobet,per te korrigjuar keto krime historike,jo vetem kaq por Rama vet jo njehere,vihet ne mbrojtje te ketyre rregjimeve te erresirave asgjesuese ye qyteterimit perendimor.
Ka dhe ketu mbeshtetes.ben mire qe shqiperia ekstremistet e vet ti ekstradoje ne izrael se ata dine te kujdesen per keta kafshe.
Aman Cako na jep një parashikim për luftën Israel-Palestinë. Si klluf qe je Cako tek ty e kemi mendjen se çfarë do ndodhë. E dimë që po studion luftën në detaje, meqë je dhe ekspert ushtarak, por mos e zgjat më na thuaj çdo të ndodhë, ose të paktën thuaja Manushit që të kthjellohemi.