Njihuni me “Grupin Lemeria”, këngë për Azemin, peticion për Veliajn, lobim kundër Mcgonigal

9 Tetor 2023, 21:04Politika TEMA

Njihuni me “Grupin Lemeria”, këngë për Azemin,

Një grup shqiptarësh të diasporës njoftuan se i kanë dërguar peticion një forumi urbanistike në Kanada me qëllim që forumi kanadez të anulojë vizitën e kryebashkiakut Veliaj në këtë aktivitet.

Peticioni është nënshkruar nga disa emigrantë të Kanadasë ku spikasnin emrat e Nador Bakallit, Blerina Ruka, Florida Doçi etj.

Ata janë aktivistë të një grupi të organizuar në diasporë të quajtur “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, më herët ata kanë ndërrmarë një fushatë të ngjashme për përjashtimin e Edi Ramës nga i njëjti aktivitet, ndërsa i njëjti grupim rezulton se ka takuar në SHBA disa politikanë të nivelit mesatar duke u dorëzuar atyre simbolikisht disa përmbledhje mbi çështjen “Mcgonigal”.

Ajo Çfarë të bën përshtypje në këtë grupim është fakti se ndërsa ata paraqiten si profesionistë të lirë dhe të lodhur me gjithë klasën politike, por në aktivitetin e tyre ata koinçidojnë përherë me axhendën e opozitës në Tiranë.

Ndërsa ata paraqiten si profesionistë, bën përshtypje fakti se në fakt ata veprojnë me standardin e ish-organizatave bazë të Partisë së Punës.

Përshembull, ngrenë pretendime për aferën Mcgonigal, ndërsa kjo çështje është ezauruar si hetim në SHBA, si hetim penal.

Ose keqinformojnë autoritetet kanadeze mbi përfshirjen e Veliajt me çështjen e inceneratorëve, ndërsa kjo çështje është objekt hetimi në SPAK, shoqata në fjalë ka dalë në konkluzione mbi çështjen para se të flasë prokuroria.

Kjo shoqatë e diasporës rezulton totalisht e sinkronizuar me fushatat e paguara mediatike jashtë vendit të opozitës shqiptare, të cilat shpesh janë të mbushura me element spekulativë dhe aspak profesionalë. (ku spikat  mercenari John Schindler i WashingtonExaminer).

Nga ana tjetër ndonëse nënshkruesit e peticionit të kësaj shoqate vetshpallen si profesionistë të lirë dhe të shkëputur nga kasta politike e post-komunizmit, po t’i gërmosh pak, i gjen të lidhur strukturalisht, politikisht, familjarisht jo vetëm me PD-në, por dhe me folkun përkujtimor të Azem Hajdarit.

Përshembull, Nador Bakalli rezulton pinjoll i një familje të persekutuar në kohën e komunizmit, gjyshi i tij u ndëshkua nga diktatura. Çka ka bërë që familja e tij jo vetëm të ishte natyrshëm e lidhur me PD-në në vitet 90-të, por ka bërë që babai i tij të ishte një eksponent i spikatur i PD-së të viteve 90-të dhe anëtar kyç i komisioneve të kthimit dhe kompesimit të pronës në Tiranë i propozuar nga PD-ja dhe Berisha.

Peticionistja Blerina Ruka, ndonëse paraqitet si një aktiviste idealiste e diasporës, rezulton se është pinjolle e një familje të lidhur ngushtë me Berishën dhe Partinë Demokratike, babai i saj Esat Ruka i ka kushtuar dhe ka kënduar kënduar këngën “Azem ti je gjallë”, ish-deputetit të ekzekutuar të PD-së Azem Hajdari.

Si të tillë, ata janë plotësisht në të drejtën e tyre të çojnë përpara axhendën e Foltores dhe në diasporë, por është hipokrite dhe skuthllëk që ata hiqen si profesionistë të lirë. Ata nuk rezultojnë aspak të tillë, pasi jo vetëm kanë lidhje familjare integrale me Foltoren, por dhe axhendën e aktiviteteve e kanë të sinkronizuar plotësisht sipas narrativës së Foltores.

Më shumë se një grupim që mund të bëjë ndonjë dëm, ky i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, ngjan me një organizim të “Korpusit Azem Hajdari” dega diasporë.

Një kamuflim banal i axhendës të dëshpëruar të Foltores, lideri i së cilës është sanksionuar nga SHBA-të, ndërsa korpusi i tij i diasporës duket se po e ngushëllon me hartime spekulative në formë peticionesh.

Një parodi e ngjashme kjo me atë të grupit “Lemeria” të Cekes, të cilët i këndonin lavdisë së eskavatorit në kulmin shkërrmoqjes agrare dhe bjerrjes së fshatit në periudhën komuniste. 

Hashtag.al



11 Komente

  1. S
    Sanije

    Wow e bija e Esat Rukes I jati i privilegjuari i parties se punes!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir meta vodhi po kta jane po si ai

      Te flasi prokuroria eee hahaha po pse ata qe futi ne burg koken apo konkluzione te nxituara. Ku je o fahri balliu hajde se eshte hapur 55a te tema. Sa per ate te pronave pse si kerkoni llogari ilir beqjes ju ? Argumenta te dobet tema shume dobet

      Përgjigjjuni
      1. W
        W

        O moderator bq pse nuk pasqyroni komentet

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          PO GJALLE ESHTE MO PER NDER GJALLE SI SALEHKARAXHICI QE E VRAU DERMANIN,E TANI JANE NJESOJ FANTAZMA QE VIJNE VERDALLE NE NEVOJTORE.....PO O PER NDERRRDRRRR

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            PO GJALLE ESHTE MO PER NDER GJALLE SI SALEHKARAXHICI QE E VRAU DERMANIN,E TANI JANE NJESOJ FANTAZMA QE VIJNE VERDALLE NE NEVOJTORE.....PO O PER NDERRRDRRRR

            Përgjigjjuni
            1. M
              Merua nga Luftinja

              O bq pse nuk i pasqyroni komentet apo kino frikë nga Saliu

              Përgjigjjuni
              1. A
                Abi

                Faktikisht sjellja e Evit nuk ishte etike dhe e zgjuar, por qe gazetare te pershtire si Ylli e meritojne.

                Përgjigjjuni
                1. baftiari tropoje

                  injorantet bejne kenge te kesaj memynyre komplet injorant

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adem

                    cfare jane keta legena te Sali Berishes. Si nuk ju vjen turp qe demtojne Shqiperine dhe quhen shqiptare por ne Kanada. Ngelen duke vjelle vrer kunder vendit te tyre. Turp.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kafsha kafsh mbetet

                      .....shpellar

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rapsodi i Tropojes

                        Mos jane pjesetare te grupit Ciftelia, qe i ka emeruar Edi Rama ne krye te policise se shtetit, pasi u kon sultua me Sali Berishen.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje