Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përshëndeti zgjedhjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësisë së tij Imzot Joanit, nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se me ndihmën e Zotit, Imzot Joani do të lartësojë më tej vlerat e besimit dhe harmonisë fetare.
''Urime At Joan Pelushit për zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me ndihmën e Zotit, ai do të udhëheqë grigjën dhe do të lartësojë më tej vlerat e besimit dhe harmonisë fetare".
Balla përshëndeti zgjedhjen e një Kryepeshkopi shqiptar në krye të kësaj kishe.
"Sot është një ditë e mirë për besimtarët ortodoksë në vendin tonë dhe një ngjarje e shënuar në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,'' deklaron Balla.
Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh me vota kanonike në mënyrë unanime si pasues i të ndjerit Kryepeshkop Anastas.
I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepeshkopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë.
Ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tij për 32 vjet, nga të cilat 27 vite ka shërbyer si Mitropolit i Korçës.
Imzot Joani ka dhënë kontribut në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës."
Baba Rrahimondi (me tanga): urime birazerit "Joani".... gezuar ramazonin !
Arkiepiskopi i "xanun"......shume mire mund te luante muftine ne teqene e Baba Rrahimondit!!!! por kurresesi Arkiepiskopin e orthodhoxeve!!!! Une si orthodhox kam te drejten legjitime time te kundershtoj me force zenien apo zaptimin e fronit te Arkiepiskopit te orthodhoxeve nga nje Jokristian!!
Cmereni me karlliqe ju karat qe I beni fresk karave qe ju dhurojne kara per te qene me kara se sa kara jeni
Emrin e ka Fatmir dhe studimet teologjike i ka kryer në folenë e qarqeve më ekstremiste antishqiptare, Akademinë Helenike të Ortodoksisë në Boston, që qëllim kryesor ka si të helenizojë përmes fesë dhe është institucioni ideologjik, financiar dhe paramilitar i sillogjove të VorjoEpirit
Më në fund ngordhi Janullaqi dhe u zgjodh kryeprift ortodoks një shqiptar.I qoftë rruga e mbarë në udhëtimin e tij shpirtëror në të mirë të ortodoksëve shqiptar.
Eeeee sipas asaj se ku ka studiuar dyshoj por do t'ia lëmë kohës!Nuk duhet të ngutemi me lë data e pastaj t'a shajmë.Në shumë raste veladona fsheh qëllimet!?
URIME ,,,BARIUT TE ORTHODHOKSEVE JOANI. TE NDJEKIN UDHEN E TE MADHIT ,,,TE NDJERIT ANASTAS ,,,TE HAPI SKOLIA GREKE NE KATUNDET ORTHODHOKSE ,,,TE MESOJNE GREQISHTEN BIZANTINE SI TE PARET E TYRE ,,,ATE QE BERI DHE SHEN KOZMAJ ,,,
Mos u merrni ju politikanet as me hoxhen e as me priftin se po behi hoxhe dhe prifterinj vete ne kete menyre ! Po ç'eshte kjo pune e zeze qe urojne priftin . Degjo: po behi dhe hipokrit dhe kjo rendon ne pershtypjen qe kane njerezit per punen tuaj. Mos u merrni me fene, nuk eshte puna juaj, le te merren ata qe e besojne dhe jane te ngujuar te vdesin me te. Shqiperia ka nevoje per njerez qe bejne punen e tyre ne fushen qe kane zgjedhur. Mos u merrni me ato qe thote dhe Ben BLushi: Njeriu çpiku perendine apo perendia çpiku njeriun !