Balla takim me strukturat e PS në Golem: Rritja e qëndrueshme ekonomike na dha mundësinë të rrisim pagat dhe pensionet

7 Prill 2026, 20:41Politika TEMA
Balla takim me strukturat e PS në Golem: Rritja e qëndrueshme

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, zhvilloi një takim me strukturat e PS në zonën e Golemit. T

Takimi u përqendrua në organizimin e brendshëm të partisë, forcimin e angazhimit në terren dhe vijimin e punës në kuadër të nismës Punët e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes strukturave lokale për të përmbushur objektivat zhvillimore dhe për të garantuar vijimësinë e reformave. Ai u ndal gjithashtu tek ecuria e ekonomisë shqiptare, duke nënvizuar rritjen e qëndrueshme si një faktor kyç për rritjen e pagave, pensioneve dhe mbështetjes për shtresat në nevojë.

Takimi në Golem vjen në kuadër të një serie aktivitetesh të zhvilluara nga drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në të gjithë vendin, me synim forcimin e strukturave dhe rritjen e ndërveprimit me qytetarët.

3 Komente

  1. W
    W. Shekspir

    Thoni yjet s'jane zjarr, thoni dielli u shua, thoni jeta eshte varr, vec mos thoni se u rriten pensionet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banoret e Golemin duhet ta bojkotojne PS-ne

      Basha te kete turp te kerkoje vota per Ramen ne Golem ku nuk ka uje dhe ne det derdhen ujrat e zeza, pale mushkonjat qe te helmojne gjakun tere veres.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mentori

        Ujërat e zeza na qelbin tërë verës në bregdetin e Durrësit, miskonjat të tufëzuara popullojnë bregun, më pas për ta mbyllur dhe më tragjikisht shëtitjen zor se shpëton nga kafshimi i grupimeve të qenërve, që janë bërë banorë dominues në këtë zonë,nga këta banorë dominues vështirë se mund të përjashtohen dhe turistët e huaj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje