A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

7 Prill 2026, 18:50Politika TEMA

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

Nga Ylli Pata

Ilir Alimehmeti, në një deklaratë të dhënë në vjeshtën e shkuar, kur ishte një mundësi që të shkohet në zgjedhjet ë parakohshme për Tiranën, deklaroi se ai nuk ishte për gara sprinti por maratonë.

Një deklaratë, që e lexuar në kompleksitetin politik të saj, nënkuptonte jo vetëm garimin në zgjedhjet për një mandat të plotë për bashkinë e Tiranës, pra 2027-n, por edhe një angazhim të gjatë të tij aktiv në politikën e Partisë Demokratike. Së paku kështu u mor.

Me një zgjuarsi të theksuar, “Doktori i ri” i Partisë Demokratike, së paku nga ajo që thuhet ka aritur t’i marrë doktorit të vjetër një premtim për ta kandiduar atë për bashkinë e Tiranës.

Premtim, i cili duket u lexua mes reshtash edhe nga deklarata e Sali Berishës, i cili skualifikoi Florjan Binajn, duke thënë se kandidati do të jetë nga radhët e partisë. Deklaratë, e cila u kuptuar nga të gjithë, apo së paku shumica, si një mesazh për doktor Alimehmetin. Por për të parë a është premtimi i dhënë një pakt apo marrëveshje politike, duhet pritur edhe ca. Sidomos zgjedhjet e brendshme në PD, si dhe zhvillime të tjera të vrullshme që mund të ndodhin në muajt që do të vijnë, e mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave.

Megjithatë, fakt është se deri tani, Alimehmeti, duket se e ka marrë “bekimin” e “old doctor”, së paku në sytë e mjaft personazheve brenda PD-së, ku natyrshëm ambicjet e gara e bendshme është e madhe.

Ky “bekim” verbal i Sali Berishës për kandidatin për të cilin të gjithë kanë menduar Alimehmetin, ka dy arsye se përse është dhënë.

Së pari, nëse është kështu, ka meritë “doktori i ri” pasi ka aritur të siguojë një deal për një angazhim të tij, që sido që të jetë përbën një zhvillim të rëndësishëm për karrierën politike.

Së dyti, edhe nëse nuk ka deal, ose së paku, “old doctor” nuk e ka vulosur, Sali Berisha isht i detyruar që të mos e hidhte poshtë kolegun e ri, në një kohë që është rrethuar nga “rebelët” e Ervin Salianjit.

Por edhe në këtë pikë, nuk kemi të bëjmë vetëm me “fat” të Ilir Alimehmetit. Ajo kafja e tij e bujshme me kandidatiin e përjashtuar për kryetar të PD-së, duket ka qenë një lëvizje e qëlluar dhe dinake.

Por deri këtu, gjithsesi situata është krejt në fillimin e saj. Madje në fillim fare. Marrja përsipër e garës së Tiranës nga Ilir Alimehmeti është një zhvillim, ku natyrisht ai nuk humb pak ose aspak, ngaqë nuk ka nevojë të lërë mandat.

Megjithatë, ajo ç’ka mund të fitojë nuk është thjeshte një post publik, mundësia e të cilit është mjaft e vogël, por mund të hapë një kapitull politik jo vetëm pë veten e tij, por për opozitën, madje edhe më gjerë për opozitën shqiptare.

Shansi më i rëndësishm i fushatës së Alimehmetit, duke u nisur nga profili i tij jo polarizues, është që gara e tij të jetë si një take off i ngjitjes së tij të natyrshme politike jo thjeshte në një post, por në një zhvillim.

Posti në vetvete nuk është gjithmonë një përparësi, përkundrazi në pjesën më të madhe është një makinë torture, ku për të mbijetuar duhet të jesh ose talent natyral, ose i superstërvitur.

Lulzim Basha është modeli më i fundit i provës se jo gjithmonë posti i kryebashkiakut është një mundësi për take off, por jo një garanci për të qëndruar në ajër e për tu ulur në mënyrë normale me “rrota” në tokë.

Ndërkaq, problemi i vërtetë i garës së mundshme të Ilir Alimehmetit për kreun e bashkisë së Tiranës është “old doktor”. i cili, si një mjeshtër i politikës ku tashmë është më i vjetër sesa në profesionin e mjekut, mund t’ja përdorë kandidimin si grackë.

Sç në një farë mënyre ndodhi me Belind Këlliçin, apo edhe me të tjerë kandidatë, jo vetëm në PD fundi fundit por kudo. Domethënë, nëse fiton, ka triumfuar partia e nëse humb, ka ndodhur për faj të kandidatit.

Gara për bashkinë e Tiranës është më së shumti një garë politike e nivelit të lartë, ku edhe nëse nuk arrihet fitorja me të parën, tërheqja më pas është gabimi më i pafalshëm.

Logjikisht, prekja e pedanës së kërcimit të kandidimit, nuk është gjë tjetër veçse hyrja në garën e peshave të rënda, ku nëse shpëton “gjallë” duhet të luftosh deri në fund.

Shansi me këtë garë i Ilir Alimehmetit është që të mos jetë thjesht një gentlemen i “doktorit të vjetër”, po të krijojë një koalicion të gjerë politik në terrenin jo vetëm të Tiranës, që ai të bëhet “doktori i ri” i Partisë Demokratike.

Një doktor i ri, që në radhë të parë, siç do t’a shikojë edhe vetë rrugës, i duhet të bindë me hir apo pahir të vjetorin të dorëzojë “stetoskopin”. Megjithatë, deri në nisjen e garës, ka mjaft zhvillime për tu parë e analizuar….

TemA

30 Komente

  1. B
    Bake

    Pse nuk thua qe u shkrika PD po vune kete plakun Mere kandidat

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Mehmeti në fakt do bëhet Basha 2.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits//////////////////////////

        PD e provoi per shume vite nje doktor. Dhe ka 13 vjet ne opozite. Po sikur te vihet ne krye te PD nje person me profesion tjeter.P.sh une sugjeroj te behet z.Baze : Gazetari 1.0 i PD. Eshte super gazetar , ish zagar i Saliut , gazeta e tij i qan hallet tere diten Saliut dhe PD aq sa edhe Saliu vete nuk e ben.Dhe besoj se z.Baze do ta coje PD ne shkelqimin e viteve me pare !!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Mjaft me doktore ne politike... mjaft! Doktoret vetem ne spitale. Ua pame hajrin ne politike.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sa per te qeshur ky titull...

          Doktori 2 mund te behet vetem Zeni ose Argita, sepse ata e kane ne GEN vrasjen. Doktor Alimehmeti mund te behet vetem nje ushtar zombi i Zenit/Argites, edhe kete po e la Muli....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Money for Nothing !!!!../...

            PD e provoi per shume vite nje doktor. Dhe ka 13 vjet ne opozite. Po sikur te vihet ne krye te PD nje person me profesion tjeter.P.sh une sugjeroj te behet z.Baze : Gazetari 1.0 i PD. Eshte super gazetar , ish zagar i Saliut , gazeta e tij i qan hallet tere diten Saliut dhe PD aq sa edhe Saliu vete nuk e ben.Dhe besoj se z.Baze do ta coje PD ne shkelqimin e viteve me pare !!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Va fanculo o Zeno

              Ti. majmun qenke Zeni ose Nul Moka! Fuck you!

              Përgjigjjuni
          2. D
            Dire Straits

            Alimehmeti është një skuth dhe si formim politik është një berishian i stazhionuar.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banaking

              Shko ha sufllaqen e belo ezmerit

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sala

              Ky do bahet doktorr wc

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tutu

                Alimehmeti eshte thjesht nje oportunist naivi krijuar me kujdes nga prinderit e tij … po te ishte koha e komisareve do kishte sukses.. IQ nen mesatare..!

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fundrrina apokaliptike e belindit

                  100 here me mire Alimehmeti sesa kellirat si belo ezmeri qe me vote demokratike u poshteruan me 70 mij vota dhe sot si i pafytyre del ne emer te demokrateve ben politike

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ana

                    I ke thene tw gjitha, sakte!

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Spahija Alia

                    Ky qoftja mund te bahet vetem palluqja 2.0 ku 1.0 asht ezmeri Bello

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Janis

                      Belo eshte fundrrina me e madhe ne ate parti

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Sass

                      Ilir ali mahmuti ka lind 70 vjec dhe per te pjerdh tiranen ska force,ky tip doktori nuk besoj se eshte per pune,ky duket nje tip Bashe qe krevatin e ka problemin kryesor,Non grata zgjedh te till per ti turperuar

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuremberg

                        me mire alimehmeti sesa belindi qe mori 60 mij vota shpulla mbas qafe dhe prap del belbezon lart e poshte

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Doktor Alikaka

                        As mish as peshk , tip Gjekmarkaj...

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Doktor Noku

                          Doktor Aliu, do të ndjekë fatin e doktor Halimit...... Sepse as që krahasohet me reputacionin që kishte Halim Kosova.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lavderim

                            Alimehmeti e huumbi shancin per te mbajtur nje rol parimor ne parti per respektimin e statusit, demokratizimin e PD-se etj. Njerezit thjesht e shohin per ate qe eshte: nje oporturnist qe ka frike te dali nga hija e Berishes dhe te artikuloi cfare beson dhe cfare ideale dhe principe ka. Thjesht nje patok qe belbezin

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              avni rustemi

                              Duket djale i mire por nuk ka karakter te forte te shkeputet nga monstra qe ka djegur shume djem te mire. Une e bazoj mendimin tim nga veprimet dhe moseveprimet e tij ne ceshtjen Salianji, ne mospranimin te garonte me pare per bashkine, dhe personaliteti dhe e ka reshtuar veten me qorrat qe i vene Saliut nga pas.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Diaspora

                                Salianji dyhet te jete kryetare i bashkise Tiranes dhe e kishte te fituar bashkine dhe jo ky fytyre miu qe ky doktori i thencin nuk eshte per ate pune.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nikita

                                  Salianji dhe Alimehmeti kane personalitet, ndersa belind ezmeri eshte thjesht nje perfitues i ndereve partiake per interesa personale

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  Populli

                                  Ky njeri vete nuk e nxjerr qimen jo vetem nga qulli por as nga tava e dheut

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardania

                                    Ti shoku komunist i belindit dhe mulit shko kap sufllaqen dopio pite

                                    Përgjigjjuni
                                  2. V
                                    Votuesi i Tiranes

                                    O Ylli kete mender doktor , as e njoh as e kam takur ndonjehere po vetem nga paraqitja , me duket se e ka te shkruar ne balle , qe eshte me i zi se i pari ne shpirt e cuditem se si i ka marre ato vota . P D nese do kishte ndonje figure tjeter me pak reputacion edhe mund te merrte ndonje vote ose ndonje komune po me kete 100% e ka te humbur davane , bile edhe ai gallataxhiu mund te ishte me i mire se ky qe duket si tog me . . . .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Cubi

                                      Une them po pati nje fije mend s'duhet te meret me kete pune se e ha. Une them po pati mend ????????? Por per deri sa shkon pas nje te rrjedhuri tregon se edhe ky eshte i pjerdhur nga trute e kokes. Perfundimi do shkoj per lesh bubi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kavaja

                                        Ky Alihmehmeti nuk do te fitoje asgje vetem se i hyri ne hak te ndjerit Gert Bogdani ne hak heren e pare kur u bene primaret per kryetar bashkie ku hoqi dore nga kandidimi dhe Sali qeni nuk vazhdoi votimin pas terheqjes se tij se nuk e donte kandidat Gertin. Re te vij turp nga vetja qe ky palo doktor po behet lolo i Sali Berishes. Cfar pret nga nje njeri qe i ndryshon pikpamjet e veta brenda nje nate. Nuk e di si ndryshoi ky dhe Aulon Kalaja njerezit me hipokrit qe mund te kem hasur ne jete we nje dite dolen me Salianjin, diten tjeter kaluan serisht te Sali Berisha. Yyyy burra te tredhur nga Sali Berisha

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Bejtexhiu

                                          Populli ynë , punëtor e paqedashes , ka një thënie brilante për tipat si doktori plak dhe doktorin e ri, që thotë : "Mut i ati , mut i biri, mut ai që bëri të anë".

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dushku

                                            Shume i mire artikulli zoti Ylli po une qe jam i moshuar nuk e kupoj fjalen deal(marveshje) dhe old doctor(daktor i vjeter) si tja bej (nuk flas per vete).dushku

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje