VIDEO/ 'S’janë shëtitje në lëndinë,' Rama për negociatat me BE: Ka zero motiv për bllokimin. Prilli muaji i diskutimeve intensive

7 Prill 2026, 13:17Politika TEMA
VIDEO/ 'S’janë shëtitje në lëndinë,'

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke thënë se “flitet lart e poshtë” se janë ndalur negociatat e vendit tonë me BE, duke theksuar se kjo është plotësisht e pavërtetë.

“Fitet lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociata nuk janë shëtitje në lëndinë por proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Jemi sipas agjendës së përcaktuar, prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur pyetjet e vendeve anëtare. Pas diskutimeve do vijë dhe vendimmarrja”, u shpreh Rama.

Rama këtë deklaratë e bëri teksa ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Për këtë të fundit ai tha se është një dritare e re për të gjithë ata që kërkojnë një mundësi të re, duke iu krijuar mundësia që tashmë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik.

“Sot hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicie për të punuar në sektorin publik. Nga ana tjetër i krijohet mundësia që kujtdo që dëshiron të kontribuojë në sektorin publik, të ndjekë në dinamikë sesi shkon një proces që ai/ajo është i interesuar. Ky hap krijon më shumë transparencë, ndërvepron mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe ndaj ofron këtë mundësi për të rekrutuar më të mirët, dhe përfshinë gjithë sistemin publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara.

Administrata publike ka prodhuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. Ndërkohë që perceptimi ka qenë goxha i rënduar, paragjykime që patjetër që kanë marrë shkas nga sjellje dhe veprime që ndonjëherë janë ekspozuar edhe publikisht në gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë ajo pjesë dërrmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, që shkojnë përditë në punë për t’i shërbyer shteti, ka përballuar një provim të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet në gjithë procesin e derikëtushëm të negociatave”, tha Rama.

3 Komente

  1. B
    BE po shperbehet para syve tane

    Ed Rama, vazhdo punen, Shqiperia ka alternativa strategjike, BE nuk ka! Ndersa Merz me CDUne e tij nuk kane alternative vec se ti perulen Rusise.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Holy justice

      Ore ghuheperdredhur, nuk ka motiv apo nuk ka asnje shans bllokimi? Boll talle bythen me injorantet me lojera fjaleeh!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pazarokracia vazhdon

        Po te jete per edvin e edvinet ketu e kthejne ne sulltanat! Ketyre kopileve te pushtimeve ketu u eshte mbushur mendja se tashme nuk kane me nevoje per boten per ti shkelur me kembe e fshire nga faqja e dheut SHQIPTARET. Besojne se kane aq para e propogande qe parane ta ktheje ne pushtet, dhune saqe ia dalin vete! Ne pamje te pare duket se do tja dilni, por.. .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje