Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS.
Fokusi i takimit ishte angazhimi i deputetëve në punimet e Kuvendit, si edhe takimet me qytetarët, në funksion të turit “Punët e Shqipërisë”.
Sipas raportimeve, Rama iu ka lënë porosi deputetëve që të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët. Po ashtu, ai ka deklaruar se edhe vetë do të jetë në terren. Mësohet se kryeministri ka paralajmëruar ligjvënësit se si do të jetë i vëmendshëm nëse porositë e tij janë zbatuar.
Kreu i qeverisë ka bërë publike se do të nisë turin “Punët për Shqipërinë”, ku prezent do të jenë edhe ministrat. Gjithashtu, një tjetër porosi që ka lënë kryeministri, është vëmendja që duhet t’i kushtojnë edhe procesit të zgjedhjeve të brendshme në PS.
Kujtojmë që kjo është mbledhja tretë në më pak se 2 muaj e Grupit Parlamentar të PS-së.
K’ta garipat si ke n’terezi ti Edo! Jon ftoft n’tajare t’gjith. Mblidhja mre bab rrypat k’tyne ashikve! Thuji mre bab: n’gjo k’tu firauna, s’ka mo as hallvasije ene as dardha veçse pun por venin!