Rritja ekonomike, Tabaku: Shqiptarët po paguajnë dyfish — me taksa dhe me koston e jetesës

6 Prill 2026, 11:45Politika TEMA

Rritja ekonomike, Tabaku: Shqiptarët po paguajnë dyfish — me

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi atë që e cilëson si kontrast mes rritjes ekonomike në shifra dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve.

Në reagimin e saj, Tabaku ngre pikëpyetje mbi modelin aktual ekonomik, duke argumentuar se rritja nuk reflektohet në mirëqenie për shumicën e shqiptarëve.

Ajo thekson se struktura e ekonomisë dhe mënyra e shpërndarjes së kësaj rritjeje po krijojnë një realitet ku kostot për qytetarët rriten, ndërsa përfitimet mbeten të përqendruara.


Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Kush flet sot për rritjen ekonomike?

E njëjta qeveri që pas 12 vitesh i ka lënë shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon.

Pra ka diçka që nuk shkon.

Ka një arsye që rritja që na tregohet në shifra nuk është ajo që ndjehet në jetën e përditshme. Nuk është ajo që sheh një familje në fund të muajit, as ajo që përjeton një i ri kur përpiqet të blejë një shtëpi apo të ndërtojë jetën e tij këtu.

Problemi nuk është thjesht sa rritet ekonomia. Problemi është si rritet dhe kujt i shërben kjo rritje.

Sot rritja ekonomike nuk vjen nga prodhimi. Ajo vjen kryesisht nga ndërtimi dhe nga zgjerimi i shtetit. Vetëm këta dy sektorë japin rreth 2/3 e gjithë rritjes ekonomike, ndërkohë që bujqësia dhe industria — sektorët që mbajnë në këmbë ekonominë reale — janë në rënie prej vitesh.

Rreth 78% e rritjes së të ardhurave buxhetore vjen nga tatimi mbi pagat dhe kontributet. Pra nga njerëzit që punojnë.

Kjo do të thotë një gjë: shteti po rrit të ardhurat duke marrë më shumë nga e njëjta shtresë shtresa e mesme dhe profesionistët jo duke zgjeruar ekonominë reale.

Ndërkohë, sektorët që duhet të sillnin të ardhura ndërtimi dhe turizmi nuk kontribuojnë proporcionalisht me fitimet që gjenerojnë.

Kjo është një ekonomi që nuk prodhon mjaftueshëm, por takson më shumë ata që punojnë.

Dhe kur një ekonomi nuk prodhon, pasojat i paguan qytetari.

Inflacioni nuk është zhdukur. Ai është zhvendosur. Nuk e sheh vetëm te çmimi i ushqimeve, por e sheh te çmimi i apartamenteve që janë bërë të paarritshme, te qiratë që rriten çdo vit, te fakti që një çift i ri, edhe me dy paga, nuk arrin të blejë një shtëpi në vendin e vet.

Në të njëjtën kohë, familjet vazhdojnë të paguajnë më shumë për jetesën e përditshme. Sepse një ekonomi që nuk prodhon mjaftueshëm, detyrohet të importojë më shumë dhe koston e paguan qytetari.

Kështu krijohet një realitet i dyfishtë: çmime të larta për jetesën dhe çmime të paarritshme për pronën.

Ndërkohë, pagat rriten në letër, por jo si rezultat i një ekonomie më të fortë. Ato nuk vijnë nga produktiviteti dhe konkurrenca, ndaj nuk përkthehen në më shumë mirëqenie për shumicën.

Kësaj i shtohet mungesa e konkurrencës. Në shumë sektorë, tregu dominohet nga pak aktorë. Monopolet dhe oligopolet mbajnë çmimet lart dhe mbyllin rrugën për zhvillim të ndershëm.

Dhe mbi të gjitha qëndron korrupsioni.

Jo si rast i izoluar, por si mënyrë funksionimi. Kur korrupsioni bëhet sistem, investimet nuk shkojnë aty ku ka nevojë ekonomia, por aty ku ka interesa të ngushta. Dhe kjo deformon gjithçka — nga çmimet te mundësitë.

Rezultati është i qartë: një ekonomi që duket e fortë në sipërfaqe, por dobësohet nga brenda. Një mollë e kalbur nga brenda!

Një ekonomi që ndërton kulla, por nuk ndërton mundësi.

Një ekonomi ku pakica pasurohet, ndërsa shumica përballet me kosto gjithnjë e më të larta.

Shqiptarët sot po paguajnë dyfish: me taksa më të larta mbi pagën dhe me një kosto jetese gjithnjë e më të lartë.

Pra nuk bëhet fjalë për rritje të qëndrueshme por një fasadë që nuk mund të zgjasë dhe nuk i shërben qytetërve!

Shqipëria ka nevojë për një model tjetër. Një model që prodhon, që konkurron dhe që e kthen rritjen ekonomike në mirëqenie për çdo qytetar.

Pasi ekonomia nuk matet me shifra por me jetën reale të njerëzve.

 

9 Komente

  1. n
    ne

    Ishte me mire ne kohen e Salikufomes, edhe leket e pensionit ti hante Sudja

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jetojme ne, merr fryme edhe Tabaku

      Qelbesira Tabaku nuk ka farevrespekt per vehten, llomotit si gore nderkohe qe 90% e tiranasve e percmojne si femra me e korruptuar e Sali vrasesit.

      Përgjigjjuni
    2. A
      ADRIATIK:

      Kjo fluturake ngeli vetem duke nxire çdo gje.Investohet vetem qe te nxije imazhin e vendit ne arenen dekombetare .Do mare shperblimin ne zgjedhje.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana e Re

        Do te paguaja 4fish vetem te mos shihja ty ne media

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjimnazisti

          Zonja e zeze e PD!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nga fshati titit

            Paguajm dyfish taksa per te bredhur ju parlamentaret per KURVA si puna jote dhe Fatmir Mediut qe nuk ke keni hallin per popullin por te qefet tuaja ju punoni per epshet tuaja si parlamentare jeni te gjithe deputet qe mendjen e keni te kurvatju genjen mendja se populli beson tek ndershmatia juaj jeni te gjithe imorale jo vetem qe shikoni nga xhepat por edhe nga breket.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salihi

              Kjo laraska we mesonje seks trapjanve

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpenka

                Tabakes , më duket se i është prishur sifoni dhe nuk ka më pengesa për të rregulluar jashtëqitjen e saj . Nuk po e kuptoj pse ka marrë super xhiro dhe në fakt po xhiron në boshllëk . Ndoshta kërkon të kalojë hovin e Babales dhe të bëhet zv e non gratës , tani shpejt sa është gjallë . Po harron laraska se plaku nuk e ka qejf fare dhe sa të jetë gjallë nuk ka për ta promovuar kurrë si të parë , në atë që do të mbetet në të pasmen e tij .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dursakja

                  Edhe pse të ardhurat në buxhet janë rritur, kjo nuk ndjehet aspak në rritjen e mirëqenies së ekonomisë për shumicën e qytetarëve shqiptarë. Paga nominale po rritet, por rritja e çmimeve në vlerat konkrete, e bëjnë të pamundur rritjen e mirëqenies, përkundrazi me këto paga sasia e produkteve të marra është shumë më e vogël nga ajo më parë, gjë që do të thotë që mirëqënie nuk ka, as stanjacion, por dobësim të theksuar të ekonomisë së shumicës të popullsisë. Të flasësh për rritjen e pagës nominale kur paga reale shkon drejt pikjatës kjo është mashtrim. Të shikosh ekonominë në konceptin makro dhe jo mikro, të flasësh për të ardhurat e buxhetit të tërësi dhe jo për shpërndarjen konkrete në familjet shqiptare, mirëqenien në shumicën e shqiptarëve, ky është fshehje e polarizimit të tejskajshëm të shoqërisë shqiptare. Depozitat në bankat rriten, por kush i ka këto depozita? Nga cilat shtresa të popullsisë depozitohen ato? Sa përqind e popullsisë i disponon ato? Jeta në mediat shqiptare paraqitet komplet jashtë realitetit, ndërkohë kur problemet e shoqërisë shqiptare janë të paimagjinueshme, të shtresëzuara prej vitesh dhe totalisht të paprekura, në vërtetë qytetari shqiptar e ndjen veten tërësisht të përjashtuar nga këto programe që nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar. Fatkeqësi kombëtare kjo gjë!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje