“Koha e Berishës ka mbaruar”/ Rudina Alla: Ka plot të rinj në PD që mund ta sjellin partinë drejt fitores

5 Prill 2026, 21:50Politika TEMA
“Koha e Berishës ka mbaruar”/ Rudina Alla: Ka plot të rinj

Ish kryetarja e forumit të gruas në PD Elbasan, Rudina Alla thotë se koha e Sali Berishës si kryetar partie ka mbaruar.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Alla u shpreh se në PD ka plot të rinj që mund ta sjellin partinë drejt fitores.

Sipas saj, Berisha nuk duhet të ketë frikë dhe ta lërë garën e lirë për kreun e PD.

“Më duket sikur PD do me dëshirën e vet të rrijë në opozitë. Nëse do ishte reale, do e linte garën e lirë. Përse ka frikë. Lëre garën e lirë. Kur humbet dy palë zgjedhje të njëpasnjëshme, duhet të japësh dorëheqjen. Koha e tij ka mbaruar. Vendin duhet t’ia japim të rinjve. Ka shumë të rinj në PD, që mund ta shpien partinë në fitore. Në selinë e PD Elbasan, nuk sheh një anëtar të futet. Organizimi ka qenë shumë i dobët. Nëse nuk hyn frymë e re, PD do kthehet në shoqatë. Berisha, që kur bëri zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, veproi sipas mënyrës së tij”, theksoi ajo./abcnews.al

3 Komente

  1. L
    Lani

    Te zhduket plaku I qelbur se po na I ben edvin qelbesiren mbret ... poshte PS e PD sal kriminelit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      As mos prisni te ndryshoje Saliu, Jozi,Muli e Fuli. Ata vet I ka zgjedh Saliu, per te perjashtuar te rinjte, te cilet e kane detyre tu rrefejne vendin ketyre qelbesirave te majmura

      Përgjigjjuni
      1. e
        e dua vendin tim

        Sa me shpejt te kuptohet situata, aq me e lehte do te jete qe ky vend te ndryshoje. Nese vazhdohet edhe pak me politiken e vjeter, rrezikojme te paguajme pasoja qe do te duhen dekada ti korrigjojme. Kur lidershipi mbahet fort pas drejtimit, ndryshimi pengohet. Nevoja per ndryshime demokratike eshte emergjente dhe kjo nuk i perket nje force te vetme, por gjithe shoqerise.Vetem atehere do te flasim per ndryshime reale, qe na cojne me afer familjes Europiane. Cdo gje tjeter eshte zhurem interesi qe e le vendin mbrapa.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje