Spiropali mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo kompromis

6 Prill 2026, 12:00Politika TEMA
Spiropali mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha

Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestat e studentëve shqiptarë që do të zhvillohet sot në Shkup, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali nënvizon se protesta për gjuhën shqipe nuk është thjesht një alarm, por një sinjal se diçka thelbësore nuk po funksionon siç duhet. Sipas saj, fakti që një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj kërkohet në rrugë, tregon nevojën për më shumë vëmendje dhe reflektim nga institucionet.

POSTIMI

 

Një vijë e hollë e ndan dinjitetin nga heshtja. Kështu ka qenë ngahera.

Të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm. Është një sinjal që diçka thelbësore sërish nuk po funksionon siç duhet.

Kur një e drejtë që parashikohet në Kushtetutë dhe në ligj kërkohet në rrugë, atëherë lind nevoja për më shumë vëmendje dhe reflektim mbi zbatimin e saj në praktikë. Sepse të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në letër; ato duhet të jetohen në përditshmëri.

Gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi. Nuk është kompromis. Nuk është temë për interpretim të paqartë institucional.

Është e drejtë themelore.

Protesta e studentëve sot është më shumë se një reagim. Është një thirrje e qartë për të forcuar standardet dhe për të garantuar të drejtat themelore.

Një shtet që garanton gjuhën, forcon barazinë. Dhe një shtet që forcon barazinë, ndërton besim dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e tij.

Mbështetje për studentët që po mbrojnë jo vetëm gjuhën, por edhe dinjitetin e parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë.

Kjo nuk është vetëm çështje e shqiptarëve. Kjo është një provë e rëndësishme për të gjithë, për mënyrën se si funksionon shteti në praktikë, jo vetëm në parim.

Sidomos për dy vende mike , që ndajnë të njëjtin horizont dhe të njëjtën aspiratë europiane, respektimi i të drejtave dhe forcimi i barazisë nuk është vetëm detyrim, por edhe drejtim i përbashkët.

9 Komente

  1. K
    Koli

    Kjo Biba do te bie ne sy tani mbasi e hoqen.Njeri i keq,Pse?Sa u bo Kryetare Kuvendi thonte Skenderbeu.U bo Ministre Jashtme thonte Skenderbeu,sa e hoqen kjo Shurren perpjete.Tani ti ke fol per Shqiptaret ne Maqedoni,shume mire ke bo,por kush je ti tani?Nje Deputete dhe kaq.Po kshu si ti boni Ditmir Bushati,vari turinjte kur e hoqen.Po keshtu si ju boni Grande Prof Hasani.Ma Vafancullo tutti.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vera,Patronazhiste, Njësia 5.

      Ore legena, ajo eshte politikane dhe po prononcohet politikish per nje cesshtje me mjaft rendesi per kombin, pra po flet per gjuhen shqipe ne Maqedoni te cilen duan te mos konsiderohet me si zyrtare sic me kushtetute ekziston. Tani ku qendron e keqja qe nje politikan, deputete, te jap nje mendim, gje per te cilen paguhet? Apo ju e doni gjithcka nepermjet gojes se Ajatollahut? Flet gjithe diten brockulla ne mbrojtje te hajduterise dhe kunder reformes ne drejtesi, kunder SPAK nje hajdut si Ndreca dhe ju e perkrahni, kjo pse supozohet se ka dicka te vogel me Ajatollahun, ju i pervisheni kesaj dhe jo Naltmahnise se Tij. Cfare burrash jeni ju qe nuk viheni ne mbeshtetje te nje gruaje politikane, por e denigoni ne cdo dalje te saj?

      Përgjigjjuni
    2. S
      Spirogomarica =Edvin

      Kjo transgjinorja po ben loje te piste me ceshtje kombetare! Jane 100 perqind njelloj ne kete pike Edvin vllehu dhe kjo spirogomarica! Po perpiqet te duket ndryshe se keshtu i ka thene EDVINI por... Ik pirdhu merru me rilindjen nje here dhe hallet e benefit... Apo e di qe je akoma ministre e jashtme???!! Mos ha mut me deklarata pa vlere DHE puneprishese!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na çanë trapin idiotët

        Po ty, ç'punë të prishi? Ah, po. Harrova. Ti je patronazhist i Ramës, dhe shkruan ketu sikur gjoja e ke inat Ramën (Edvin), por i turresh Spiropalit për "prishje punesh". E vetmja gjete prishur këtu është truri yt i kalbur. Nuk kam ndonje inat me Spiropalin, por artikulli është kot. Është vetëm per të vendosur nje njeri kunder Edi Ramës në PS, demek ka demokraci te brendeshme. Por ti nuk the këtë. Ti ju turre Spiropalit sepse te shau Baba Ramën dhe ju prishi punë. Artikulli është kot, kinezëri. Por komenti yt or byrazer, është koment prej debili.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Paco

        Ne qoftese Elisa ka dash me shku kinder rames me vjen keq ka me pas fund tragjik ne karieren politike

        Përgjigjjuni
        1. x
          xoni

          Bravo Spirokari...

          Përgjigjjuni
          1. M
            MJ

            Makjell xhekson paska fol prap. Si e nxirrni kete perdite ne gazete aman, zero me xhufke.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bake

              S'PIRDHOPALi po u jep mbeshtetje, a thua se po ja var me njeri........... Ike S'PIRDHOPALI me gjithe tespie ti dhe Roni Brace.... Ikni te Lapanjozi ose Kone Shehaj

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora 97

                Mire o mir po shkruaji vet mesazhet jo me chatgtp

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje