Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbledhur në në kryesinë e Kuvendit, Grupin Parlamentar të PS-së, ku ka dhënë edhe porositë për ligjvënësit socialistë.
Sipas raportimeve, Rama iu ka lënë porosi deputetëve që të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët. Po ashtu ai ka deklaruar se edhe vetë do të jetë në terren.
Mësohet se kryeministri ka paralajmëruar ligjvënësit se si do të jetë i vëmendshëm nëse porositë e tij janë zbatuar.
Po ashtu, kreu i qeverisë, ka bërë publike se do të nisë turin “Punët për Shqipërinë”, ku prezent do të jenë edhe ministrat.
Gjithashtu një tjetër porosi që ka lënë kryeministri, është vëmendja që duhet t’i kushtojnë edhe procesit të zgjedhjeve të brendshme në PS.
Kujtojmë që kjo është mbledhja tretë në më pak se 2 muaj e Grupit Parlamentar të PS-së.
Ky bojaxhi i kufizuar, dhe i pa ditur, ne punet e shtetit, mbeti vec si kiu fiu, sa jashte shtetit, sa ne inagurimet e deshtuara dhe sa ne mbledhje me rapsodet e rretheve, ku kryeministria ka funksionuar vec si nje depo pikturash, dhe si funksion xhamie per iftaret.
Sipas mendimit tim Shqiperia nuk ka qene dhe nuk eshte e pregatitur per pluralizem. Gjithe keto parti qe mbahen kot, gjithe keto shpenzime per fushata e per blerje votash, gjithe keto shpenzime per te blere media kombetare enderkombetare, gjithe keto shpenzime per blerje ambasadoresh e zyrtare te larte te huaj, gjithe keto shpenzime per mbajtjen kot te komisionit qendror te zgjedhjeve etj , dhe perfundimi ? Nje Shqiperi e percare ku gjysma e saj sundon dhe zhyt ne mjerim palen tjeter dhe e detyron te largohet nga atedheu i vet. Nese do kishte vetem nje parti si dikur shteti do ish i barazlarguar dhe do ti trajtonte gjithe qytetaret njelloj, korrupsioni do ish ku e ku me i ulet pasi duke e pasur pushtetin te perhershem nuk do kishin nevoje aq shume, ndersa tani nje minister apo drejtor mendon se per disa vjet qe eshte minister te vjedhe per breza te tere edhe nese ben disa muaj apo ndonje vit burg.
Shko tako oligarkët se atyre ua rrite mirëqënien, ndërsa për qytetarët i ke lënë në mëshirë të fatit. Premtime dhe leksione pa fund. Tani dëgjo vetveten, se qytetarët nuk të besojnë, jo se nuk deshën, por zhgënjimi ishte në kufijtë e pa parashikueshëm.