Balla: Votat e Greqisë po pengohen nga humbësit! Çdo votë e ardhur nga Diaspora duhet të numërohet

15 Maj 2025, 15:46Politika TEMA
Balla: Votat e Greqisë po pengohen nga humbësit! Çdo votë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën,  Taulant Balla është shprehur se procesi i numërimit të votave të Diasporës duhet të vazhdojë pa ndërprerë, pasi nuk këtë mënyrë mund të arrihet të mbyllet më shpejt.

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur.

“Celibashi ka të gjithë kompetencën për të përcaktuar edhe vijimin e këtij procesi.

Synimi ynë është që të numërohen të gjitha votat e vëllezërve dhe motrave tona të ardhura nga Diaspora dhe sigurisht mbylljen sa më shpejt.

Por humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve po bëjnë përpjekje për të penguar vijimësinë e procesit.

Në këtë fazë ku jemi çdo votë që ka mbërritur dhe i administruar në mënyrë të rregullt nga KQZ dhe detyra e kësaj sallë këtu është t’i lexojnë. Dhe pas kësaj vijon saga e kontestimeve”, tha Balla në një deklaratë për mediat.

2 Komente

  1. K
    Kalec

    humbesit e kane ne dore..kete punen e votes, o Tao Tao...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Nuk e kuptoj perse duhet lutur per te numeruar voten e diaspores se Greqise? Se paska dyshime nje parti, kjo nuk do te thote te ndalohen numerimi. Kujdes me keto lojera mos te lejohen, sepse kjo do beje qe diaspora mos te votoje me, nqs u mohoet vota.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje