Pas një vale urimesh nga liderë europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje e veçantë ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.
Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të veçantë për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për ngritjen e zërit kundër pasivizimit të adresave dhe për përkrahjen e vazhdueshme në përballjen me vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë”, shkruan Sinani.
Sinani i ka bërë ftesë publike kryeministrit Rama për një vizitë në Preshevë, duke kujtuar vizitën e tij të parë në atë zonë si lider i opozitës dhe duke propozuar që Presheva të shërbejë si vendtakim për nismat e bashkëpunimit rajonal.
“Presheva është ndoshta sot edhe vendi më i duhur për takimet e radhës të bashkëpunimit rajonal në funksion të avancimit të standardeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thekson Sinani.
COJA LIBRAT PER SHKOLLAT PA LEKE .......DHE BEJ NDONJE RRUGE A SHKOLLE ATJE.....
Shteti Shqiptare duhet menjiher ,te formoj nji Fond extra per Shqiptaret ne Presheve ,per Shkollat etj .
Bravo Presheva.
respect Lugina, po kosova ka uruar akoma apo jo ?
Vetem Serbulena Haxhiu kjo antishqiptare e terbuar do kete shpallur zi 40 dite per kete fitore historike te gjiigandit Edi Rama. Kjo sharebajge e neveritur kjo antishqiptare e mjere beri thirrje publike vjet per kosovaret qe te braktisin pushimet ne Shqiperi sa kohe atje eshte ne pushtet Edi Rama. Po tani moj shore me shpirtzeze se Mira Markovici i Sllobos cfare do thuash qe gjigandi Edi Rama eshte deri ne 2029 kryeminister dhe hyri ne histori. Dhe me kete opozite qe ka me shume gjasa dhe ne 2029 Edi Rama do jete perseri ne pushtet kurse Serbulena haxhiu ne koshin e urrejtjes se madhe qe kane shqiptaret e Shqiperise dhe te vete Kosoves per kete gerdalle antishqiptare te Albin kurt kundrapedalit.
Kur do te urojne koqevaret e Kosoves,apokur ti japi leje Serbi Salehu.
Do urojne kur te jape leje antishqiptarja me e madhe e Ballkanit, Serbulena Haxhiu qe po mban peng kuvendin e kosoves me 16 seanca te deshtuara.