VIDEO/ Rama: Miti se shqiptarët janë problem për anglezët është gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm

15 Maj 2025, 12:46Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Miti se shqiptarët janë problem për anglezët

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po japin një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më kokë’.

Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm. 

"Besoj në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ku kemi harxhuar shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë kundër trafikut të paligjshëm dhe përfitoj nga rasti edhe nga të dërguarit e medias, është që kemi shifra shumë të suksesshme që rrëzojnë mitin se shqiptarët janë problem për Britaninë.

Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë.

Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës.

Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët",-tha Rama. 

2 Komente

  1. T
    THANK YOU _ UNITED KINGDOM !!!

    Faleminderit o Zot qe na afrove pran teje , pasi largove Djallin qe si nji Re e Zeze rrinte mbi Albani .Amin

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Po ke të drejtë.Qeveria Britanike e udhëhequr nga Tony Blair na mundësoi një jetë tjetër të ndryshme nga ajo në vëndin tonë;një jetë më të mirë e më të qetë,falë kjo edhe punës sonë të nderëshme. Long life Tony Blair

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje