Celibashi thirrje komisionerëve dhe numëruesve: Deri sonte në mbrëmje, të ketë mbaruar numërimi i votave për gjithë Shqipërinë!

15 Maj 2025, 11:36Politika TEMA
Celibashi thirrje komisionerëve dhe numëruesve: Deri sonte në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor.

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, procesi i numërimit të votave për gjithë Shqipërinë duhet të përfundojë deri në orën 24:00 të ditës së sotme. "Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati", thotë deklarata.

Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, KQZ i fton ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.

Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.

"Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore", vijon deklarata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

3 Komente

  1. C
    Celibashi nuk mund te ngrihet nga llumi ku asht zh

    Celibashi e njollosi procesin zgjedhor, ishte pika me e dobet e zgjethjeve, ai personalisht dhe jo pjesa tjeter e KQZ. Ky eshte nje burre vemje, qe mendon se eshte i rendesishem, duhet nxjere ne pension dhe derguar tek partia e familjes nongrata.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ti Turpi i Shqiperise. Zagar i Fate Gerdecit.

      Greqine do e numeroje Berish...Dulja...Bej leri !?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nikoll Kamshi

        I pështirë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje