Në Parkun Olimpik në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave të Diasporës.
Nga të dhënat e fundit të përditësuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se se janë numëruar 121985 zarfe nga 194889 në total.
PS ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34,093 vota, që përkthehet në 28.22%.
Nga vota e diasporës Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka pësuar rritje të ndjeshme, por deri më tnai nuk ka arritur të sigurojë një mandat të dytë. Kjo forcë politike ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total.
Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.
Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota.
arma me e forte e kryeministrit RAMA eshte pikerisht politika e jashtme dhe kte e ndjejne me shume emigrandet te cilet jane te kenaqur me kte kryeminister i cili i perfaqson,vota e tyre e tregon me se miri kete....
Nuk ka me turp askush te thote qe jam shqiptar. Mburremi qe jemi shqiptare, dhe asnjehere ne 34 vite ketej nuk jemi ndjere me mire se sot. Dhe te tjeret, vendasit por edhe te tjere, na shohin me tjeter sy... kete e jetojme e ndjejme perdite... Zot shyqyr qe erdhi kjo dite!
Nuk ka me turp askush te thote qe jam shqiptar. Mburremi qe jemi shqiptare, dhe asnjehere ne 34 vite ketej nuk jemi ndjere me mire se sot. Dhe te tjeret, vendasit por edhe te tjere, na shohin me tjeter sy... kete e jetojme e ndjejme perdite... Zot shyqyr qe erdhi kjo dite!