Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që pritet të mbledhë nesër në Tiranë liderët e vendeve evropiane.
Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, i cili pritet të mbërrijë sot në kryeqytet, në kuadër edhe të një vizite zyrtare në Shqipëri, e para e një lideri britanik në vendin tonë.
Starmer pritet të ketë fillimisht një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve. Mes dy qeverive do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin dhe partneritetin.
Rreth orës 13:00, do të do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Dy kryeministrat pritet të kenë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Starmer fillimisht do të takohet në orën 10:30 me presidentin Bajram Begaj.
Sakaq, gjatë pasdites, kryeministri Rama parashikohet të presë në një takim presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin po ashtu do të flasin para mediave.
Të premten e 16 majit, Rama do të nisë ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit politik.
Autoritetet kanë gati tashmë vendin e pritjes së delegacioneve nga e gjithë Evropa dhe rajoni: “Shtëpia e Europës” është ngritur nën hijen e monumentit të Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytet.
sali maloku le të hypi në minaren e xhamisë së Ethem beut dhe të bëj sehir samitin e komunitetit politik të Eurooës.Mbasi i shkojnë edhe për ngushëllim.