Ish-ministrja e Kosovës uron Edi Ramën për fitore: Fotoja ime e preferuar me ty...

15 Maj 2025, 09:04Politika TEMA
Ish-ministrja e Kosovës uron Edi Ramën për fitore: Fotoja ime e

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi të veçantë për të uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren me votë plebishitare në zgjedhjet e 11 Majit.

Ajo ndan një fotografi të hershme, ku të dy duken më të rinj, ndërsa Vlora Çitaku e cilëson fotografinë shumë të veçantë sepse se është shkrepur nga Hashim Thaçi.

"Urime Fitorja Edi. Fotoja ime e preferuar me ty, se fotografin e kemi pasë special", shkruhet mbi pamje, ndërsa nga ajo që kuptohet përmes hijes që bie mbi tryezë, personi special që ka shkrepur fotografinë është ish-presidenti Hashim Thaçi.

Thaçi ka qenë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe të dy, si Vlora ashtu dhe Edi Rama kanë marrëdhënie shumë të mira me të. Prej rreth katër vitesh, Hashim Thaçi ndodhet në qelitë e paraburgimit në Hagë.

Lini një Përgjigje