E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet kancelarit Merz: Mezi pres të bashkëpunoj me ju

15 Maj 2025, 11:00Politika TEMA
E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet kancelarit Merz: Mezi pres

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Rama e ka falënderuar Merz për urimin përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkruan se mezi pret ta mirëpresë në Tiranë nesër kancelarin gjerman.

Rama ka shkruar po ashtu se do të jetë privilegj që të bashkëpunojë me kancelarin e ri në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për të afruar më tej Shqipërinë në BE.

“Faleminderit shumë kancelar dhe mezi pres t'ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam kujtime shumë pozitive nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punoj me ju – për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për ta afruar shtëpinë tonë të përbashkët evropiane edhe më shumë”, i është përgjigjur Rama.

 

 

1 Komente

  1. r
    robi

    Foltorja ka shpallur 40 dite zi per kete humbje apokaliptike me e madhja ne historin 35 vjecare te demokracise ne Shqiperi. Xhozi dezinjatorja qe beri zbulimin e *madh* te 1 milion votave te diaspores nga dritarja e avionit ne udhetimin turistiko elektoral rreth planetit, ka rene ne deshperim te madh per kete mashtrim qe u beri trushplareve te vicidolit. Po ashtu gerdalla bythderre Ediththththghthghghgh harxhi qe kaloi ne ekstazi histerike diten qe Trumpi hyri ne shtepine e bardhe eshte ngujuar ne shtepi ne deshperim te thelle. Cte beje e shkreta , tha tani pas Trumpit do fitoje dhe vampiri 81 vjecar, doli ne media beri mashtrimin e madh se gjoja nongrata tani ka rene per te kari-kuar trushplaret , mori lugen ne brez dhe vrap tek dera e shqupit se mund te ndahej torta e *fitores* para kohe e mos kapte ndonje vend si zv.ministre e jashtme ose te pakten ambasadore ne zvicer. Doli disa here ne media per te mashtruar trushplaret dhe tani ngeli me gisht ne bythe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje