VIDEO/ Presidenti Begaj pret kryeministrin britanik Keir Starmer: Mbështetje për stabilitetin në Ballkan dhe integrimin evropian

15 Maj 2025, 11:55Politika TEMA

VIDEO/ Presidenti Begaj pret kryeministrin britanik Keir Starmer:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në takimin mes dy liderëve u theksua vizioni i përbashkët për të ardhmen që bashkon Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy vende me marrëdhënie që datojnë prej 104 vjetësh. Presidenti Begaj vlerësoi miqësinë dhe partneritetin mes dy shteteve, si dhe rëndësinë e vizitës së Kryeministrit Starmer në forcimin e këtij bashkëpunimi.

Presidenti falënderoi Kryeministrin britanik për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për kontributin në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ai e konsideroi pjesëmarrjen e Kryeministrit Starmer në Samitin e Komunitetit Politik Evropian si një sinjal domethënës për rëndësinë që Britania i kushton rajonit.

Në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, përfshirë shkollimin e oficerëve shqiptarë në akademitë britanike, stërvitjet e përbashkëta dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në misionin KFOR në Kosovë.

Presidenti Begaj theksoi se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kërkojnë angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst, ai përmendi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe investimeve në Korridorin XIII si elementë kyç për forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

3 Komente

  1. i
    ilirjan

    Asnjehere, kurre ne histori shqiptaret nuk kane patur kaq Miq sa sot. Ismail Qemali e Isa Boletini luteshin korridoreve te Europes t'i degjonte dikush... ishim populli jetim i Europes. Faik Konica e Noli po ashtu, u rropaten per fatet e kombit dhe bene mrekulli qe sot ne è kemi shtetin. Po askush nga ata burra nuk do e kishte imagjinuar kurre, qe kreret me te larte te Europes te mblidheshin nje dite ne Shqiperi... kjo eshte pertej mrekullise. Mediokriteti i sotem shqiptar, as qe e percepton madheshtine historike te diteve te sotme,jo me ta vleresoje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mario Shuaipi

      ke thene nje te vertete te madhe dhe historike qe propoganda berishiane mundohet te fshehe apo te perdhose me shpifje,Por tashme intelektualet e vertete shqipetare e dine dhe nuk e mohojne kete fakt qe na ben krenar.

      Përgjigjjuni
    2. E
      ENKELEIDA Thartori paediatrician M.D. PhD research

      Urime! Lum kush te rroje dhe ta shohe zonje! Ne nuk jemi popullibprej 3 milionesh, ne jemi kombi prej 5 milionesh. Gjuha shqipe eshte nder gjuhet e lashta te qyteterimit indo evropian dhe qyteti im i lindjes Durres Durazzo EPIDAMN apo DYRRAH eshte qyteti me i lashte nd rajonin e BALLKANIT , prej 3000 vjetesh me detin Adriatik dhe antikitetin. Amerikanet jane shprehur se Durresi eshte qyteti me i mrekullueshem ne bote!????????????????⭐????????????????????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje