
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim trepalësh me homologët e tij Aleksandër Vuçiç dhe Dimitër Kovaçevski, në Bardolino të Italisë, aty ku po marrin pjesë në panairin e verërave.Pjesë në prezantimet e verërave janë edhe tre vendet, të cilat janë vendosur në stendën e përbashkët të “Open Ballkan”. Në fokus të diskutimit ka qenë “Ballkani i Hapur”, gjë e cila do të sjellë marrëveshje midis vendeve, duke u konsideruar si baza e bashkëpunimit ekonomik.
Edi Rama deklaroi se kjo është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve” në panairin italian.
“Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, tha Rama.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme krijimi i lidhjeve me Bashkimin Evropian, ndërsa vuri në dukje se tregtia mes tre vendeve u rrit me 24.8 % dhe theksoi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian, por plotësuese dhe se do të mbështesë gjithmonë rajonin. Rama u shpreh se takimi “Ballkani i Hapur” do të mbahet në fund të majit, ku do të diskutohet për tema të ndryshme për të cilat do të ketë bashkëpunime midis vendeve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi. Ai falënderoi Vuçiç dhe Ramën që ishin bashkë në një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme të verës dhe që mundën të ndajnë së bashku llojet e verërave.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se rritja e eksporteve dhe importeve ndërmjet vendeve të “Ballkanit të Hapur” dëshmon se barrierat që ekzistonin ndalojnë tregtinë.
“Kufijtë na pengojnë të komunikojmë me njëri-tjetrin. Nisma është “autentike dhe e bazuar në vullnetin e mirë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Kovaçevski.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh gjatë takimit se së shpejti pret heqjen e lejeve të punës në kuadër të “Ballkanit të Hapur” dhe se kjo është baza e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të përfshira.
“Së shpejti pres përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të punës dhe kjo do të ishte, guxoj të them, baza e bashkëpunimit ekonomik mes të gjithëve. Ne diskutuam shumë çështje të rëndësishme për të përgatitur gjithçka para fillimit të sezonit veror. Ne folëm gjithashtu për sigurinë ushqimore dhe harmonizimin e biletave elektronike, marrjen e kartave të reja të identifikimit dhe të tre ramë dakord se do të mund të bëjmë përparim në këtë çështje në muajt e ardhshëm”, tha ai.
Ha ha, nga këtu Rama i dërgoi përshëndetje Marrshit të Lirisë në Prishtinë! Duke ngritur dolli me Vučić...
Ou, ou, se ç'po mi bëni synet komentet ;) Që kur keni filluar të cenzuroni? E, pra cenzuroni ata që fyejnë e shajnë, jo neve që kritikojmë! Sidoçiftë e kuptova mesazhin!
Me zjarr dhe me hekur farkuan miqësinë Enver Hoxha -- Mba Për Cung!
Në ditën kur në Kosovë përkujtohen me qindra të masakruar nga pushtuesi serb në krye të cilit pushtet ishte edhe vučić, si ministër informacioni, takohet Edvin Rama me projektuesin dhe organizuesin e masakrave dhe shpërnguljes së shqiptarëve etnik nga trojet e tyre. A është rastësi apo i mirëparamenduar nga dorasi, sepse dorasi nga përvojat e ekspertëve kthehet shpesh te vendi i krimit. Kështu që sa herë vučić e takon Edvinin, në fakt i përkujton masakrat mbi shqiptarët dhe dëshprohet që nuk i vajti puna mbarë. Uroj që Edi Rama të mbushet mënd dhe të largohet nga krimineli që ka më shumë se një aktpadi të përgatitur në hagë dhe sapo të vie koha do dërgohet te Hashimi, i cili besonte se vučić ishte bërë dele nga ujku që ishte. A thua çfar ndjejnë ato nëna që humbën fëmijët dhe familjarët e tyre, kur e shohin Edvinin të ulur në tryezën e përbashkët me kriminelin serbo çetnik!?
RESPEKTE PER TE TRE LIDERET E BALLKANIT RAMA
super sa me shume suksese
bravo ju qoft akoma me shjme suksese
Rajoni po merr fryme shyqyr se deri dje pengohej nga shume faktore
Te tilla bashkepunime kane per te sjell shume zhvillim te madh per te treja vendet
Open ballkan eshte nje nisme shume e mire e cila ka per te afruar vendet akoma edhe me shume me njera tjetren dhe gjithashtu ka per ti zhvilluar ato.
Ballkani i hapur eshte mundesi e mire per te gjithe
Sa me shume bashkepunime
Ballkani i hapur nje mundes mjaft e mire per zhvillimin e rajonit
Lider unik ne drejtimin qe ato kane marre,respekte
Premtimet qe keni dhene i keni mbajtur dhe vendi sa vjen e po zhvillohet me keto promovime qe i behen
nje panair qe do te sjelle shume investitore te huaj ne shqiperi
Ballkani i hapur do te sjelle zhvillim per te gjithe vendet e rajonit
Ja dhe patronazhistet qe mbeshtesin kerricin e Vucicit.
Aleksander Vicic shtetar i serbis moderne, shpresojme se mardhenjet me kosoven do marrin rrugen e duhur,armiqsia nuk duhet te jet e perjeteshme, urojme qe ky shekull te jet shekulli i pajtimit te popujve te ballkanit. LUFTA NUK KA FITUES
Bravo Ram,ky eshte nje sukses shume i madh per shqiptaret kudo ku ndodhen!
Une skam koment ! Ju keni?