Alibeaj - Berishës: Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai

2 Prill 2023, 13:39Politika TEMA

Alibeaj - Berishës: Veçse një mendësi komuniste mund ta

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, i cili tha sot nga Shkodra ku ishte për të kujtuar 4 heronjtë e 2 prillit se "vota për Alibashën është votë për Ramën".

Përmes një reagimi në Facebook, Alibeaj shkruan se veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

"Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë!

Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Ata që dhanë jetën në 2 prill në emër të lirisë dhe demokracisë së munguar për dekada meritojnë respektin dhe nderimin më të lartë sot. Në ditën kur ende zgjatimet e komunizmit përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve për interesat e tyre personale.

Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të perulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet. Në emër të vlerave të së cilës ata u vranë pabesisht nga regjimi komunist.

Vlerësimi dhe nderimi për jetën dhe veprën e heronjve të 2 prillit do të mbetet në themelet e vlerave mbi të cilat PD u ngrit. Ndaj sot reflektimi për këto vlera duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për të çuar në vend jo vetëm dëshirën por dhe idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën që sot të jemi të lirë në një vend demokratik. Për të respektuar çdo mendim dhe alternativë dhe jo për t’iu dorëzuar kultit të individit që na mbajti peng për gati 50 vjet!", shkruan Alibeaj.

20 Komente

  1. D
    Doda

    Kriminel shkon te vendi I krimit I jati I kryetarit te bashkise I la te vdisnin nuk u dha ndihmen shendetesore menjehere dhe te djathtit ne Shkoder perseri votojne vrasesit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mese e drejte

      Koment i sakte ho Doda. ! Por nuk mbushin akoma nje pjese. ! Ju jane bere shpelarjen e Trurit ,,saqe Familiet e tyre i kane haruar dhe e kane mendjen tek ky Kryemineli Sali qe leviste me Makinen Fiat kure te gjithe Qytetaret u hodhen ne sulm per te mboshtur Komunizmin por jo Saliun... Rendesi ka qe fundin do ta kete Tragjik ky Kryekriminel..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mese e drejte

        Koment i sakte ho Doda. ! Por nuk mbushin akoma nje pjese. ! Ju jane bere shpelarjen e Trurit ,,saqe Familiet e tyre i kane haruar dhe e kane mendjen tek ky Kryemineli Sali qe leviste me Makinen Fiat kure te gjithe Qytetaret u hodhen ne sulm per te mboshtur Komunizmin por jo Saliun... Rendesi ka qe fundin do ta kete Tragjik ky Kryekriminel..

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mese e drejte

          Koment i sakte ho Doda. ! Por nuk mbushin akoma nje pjese. ! Ju jane bere shpelarjen e Trurit ,,saqe Familiet e tyre i kane haruar dhe e kane mendjen tek ky Kryemineli Sali qe leviste me Makinen Fiat kure te gjithe Qytetaret u hodhen ne sulm per te mboshtur Komunizmin por jo Saliun... Rendesi ka qe fundin do ta kete Tragjik ky Kryekriminel..

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bato

          O Alibeaj.Nuk i vrau pabesisht regjimi komunist ata po i vrau Sali Karaxhiçi dergoj njereź te armatosur nga Laçi per ti vrare qe te krijonte situata te paqendrushme ashtu sikur nxori dhe Azemin ne prite.Ju te PD - es nese nuk pranoni kete fakt qe dhe ju e dini mire ju nuk do reformohet kurre.

          Përgjigjjuni
          1. D
            DEMOKRATI

            RESPEKTE PER ALIBEAJ DHE TE GJITHE DEMOKRATET E NDERSHEM . TE PA HARRUAR QOFSHIN 4 HEROJTE SHKODRAN DHE POSHTE MBETJET E KOMUNIZMIT QE AKOMA DUAN TE HIQEN SI DEMOKRAT.

            Përgjigjjuni
            1. M
              MOKRARI

              PSE JA LINI VRASJEN REGJIMIT KOMUNIST DHE NUK TREGONI QE ATO VRASJE JANE BERE NGA AZEM HAJDARI DHE ALI SPAHIA,MOS MERRNI MERITAT QE NUK JU TAKOJNE.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agron

                Votues te pd jane ato qe u bene anetare te PPSh ne viti 90 .91 imagjinoni sot ata bejne ligjit ne Shkoder prandaj ka perparim te madh ne Shkoder

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xha Kasemi nga Çepani

                  A kane turp shtresa e te persekutuareve politik,te cilet shkojne pas nje komunisti 25 vjecar dhe i kthejne shpinen djalit te dale nga shtresa e tyre ? Ku eshte ai Ndregjoni me shoke qe ulurijne kur i therret komunisti Sali , ata qe donin te shkaterronin nje bunkier i cili eshte kthyer ne simbol te te persekutuareve ? Ku jeni edhe ju shtersa e ish- pronareve ,te cilet u mashtruan nga komunisti Sali dhe i perzuri me shkelma ish- perfaqesuesit e pronareve ne kuvendin e Shqiperise ne vitet 1992--- 1996? Ku jane Totot, Dostet, Toptanet.... Me ke jane me Saliun komuniost,apo me Alibeajn i rritur kampeve te internimit ?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Evisa

                    Të lumtë ajo gojë!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taraboshi

                      Ne PD e Shkodres nuk ka asnje te persekutuar por vetem sherbetore te ish sistemit dhe bijet e tyre komunista te oreve te fundit te ish sistemit tradhetare hajdut batakci dhe prandaj nuk zhvillohet si qyteti e tjera

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      SADIU

                      Po ai i vrau vetë o budalla. Ç'e muaret më qafë PD o njerz të pazot. U mbulonte turpi u mbulonte të dy palët.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SADIU

                        Po ai i vrau vetë o budalla. Ç'e muaret më qafë PD o njerz të pazot. U mbulonte turpi u mbulonte të dy palët.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pal Melyshi

                          Alibej je ne P..D jo si i persekutuar , por si Shoku i Argides se Sali Kriminelit , te beri krye xhandar vodhe shume me gjobvenit tuaja ; si sherblim te bene Minister Drejtesi per llogari te Familjes se Saliut. Mjere ata qe te besojne ty ti dhe Lul Basha jeni Argida ne P.D. Asnjehere dhe pas vdekjes ju do jeni ushtare te Saliut dhe pike.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gurakuqi

                            komunizmi ka "meritat" e veta, nuk ka nevojë edhe për vrasjen e 2 Prillit. Meritën eterrorit të 2 Prollit, lerjani Ali Spahisë, Azem Hajdarit dhe, kryesisht kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. E kuptove edhe ti, shimpanzea Aliu i Beut?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kurva po u a le ne dere dobicin e saj te tjereve.

                              Alibej Minister i Padrejtesise ne Qeverine e Sali serbit nda del figure e re ne PD? Alibej nuk ka asnje dallim nga Vucic qe ka qene Minister ne Qeverine e kriminelit Miloshevic

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Me non grate keni pasur shume 2 prille

                                C'lidhje ka komunizmi me vrasjet e 2 prillit ato vrasje i ka bere organizuar ali spahia sali berrishen aludohesh edhe per pjeter arbnorin dhe spiunin hajdari. Komunizmi ka qene bolle i keq po mos tja fusim kot dhe amnistojme organizuesit . Kush i vrau dhe dhe perse e di vetem sali berrisha

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptari

                                  Shkodra e shkodranet i dijne vrasesit e 2 prillit 1991 me mire se tere te tjeret qe qurraviten kot neper rrjetet sociale! Dhe prandaj PSE I NJOHIN MIRE kane nga 1991 qe nuk e votojne Partine e Vrasesve, seline e te cileve e shkrumbuan pas vrasjeve ne 2 prill 1991.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. "
                                    "BOHOTINA"

                                    Kam qene ne Shkoder ate kohe. Me veshet e mi kam degjuar Azemin te fliste ne radio Shkodra. "Tirana ra, presidenti Alia u arrestua, sot komunistet vrane ne Shkoder 4 vete. Ç' presim!!!...". Te nesermen e mohoi. "Nuk kam qene fare ne Shkoder"- tha ky kriminel i vogel e gjobaxhi. Alibej te keqen e mendjes. Ato vrasje i organizoi dhe zbatoi krye perbindshi i kombit SaliHu. 2 dite me pare me 31 mars humbi zgjedhjet. Ai s' mund te priste 4 vjet. Ndaj organizoi masakren. Mendja njerezore nuk mund ta pershkruaj e nuk mund ta percaktoje dot sa i ndyre eshte ai njeri. Shikoni 33 vjetet e tij dhe do kuptoni sa gjema e bema te poshtra ka bere, nuk kane fund. Kur u zhvarros pas nje jave trupi i Brocit doli nga ekspertiza se nuk ishte vrare nga arme me kaliber 7.62 mm qe dispononte ushtria e policia shqiptare, por nga nje arme me kaliber 9.3 mm te marre nga keta qe i vrane ne Serbi, tek dajat... U be dhe nje gjyq qesharak me nje vegel qorre te Salihut si nje tip e lloj te quajtur Qazim... U denuan njerez kot. U denuan ata qe u perpoqen aq shume ta shuanin sherrin, por kur kerkonin Dega e Brendshme ndihme ne PD e Shkodres u kthenin kurrizin. Merrni librin e Gjek Docit sa ua thote me detaje ate krim te poshter. policia ka gjuajtur vetem lart. Asnjehere ne turme. Po te kish gjuatur ne turme do ia kishte kaluar edhe reprazalieve te sheshit Tien An Men. Do ishin vrare shume femije se nxorri gjimnazet atje mostra SaliH. Arben Broci nuk ka qene fare ne "demonstrate", por ne uzine ku bente vitin e praktikes per te marre diplomen e inxhinierit. Ai nuk ishte dakort per kete forme qe u be. Pjeter Tomes i kishte dale kunder ne kryesi te PD ne Shkoder. Diten e 2 prillit Pjetri ka pyetur: "Ku eshte ai trimi i mbledhjeve, thirreni te vije se ketu eshte beteja e vertete". Ai erdhi se e lajmeruan dhe eshte vrare nga fare afer me arme trofe 9.3 mm, nga shoket e SaliHut. Muret e Shkodres u mbushen me parrulla duke treguar vrasesit e vertete: Salihun, Pjetrin Aki Spahi pushtin (se per kete akt e kane hequr nga Tirana aso kohe si mjek)... Oh, sa shume gjera ka ajo ngjarje, por asnje nga ato perrallat qe tregon SaliHU dhe Alibeu pas 33 vjetesh...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Haku

                                      Posht komunizmi me shokun salih ne krye. Rroft populli i shkodres qe akoma mban strehon ushqen komunizmin qe si tifoze nuk gjykojne, gjithashtu qe nuk duan te kuptojne te verteten dhe qe mbajne gjalle kultin e individit. Alibeaj ka folur qart, kush kupton mir, kush nuk kupton, ne tollum. Posht komunizmi, kjo far e keqe qe nuk u shqiska. V.k

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje